Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka provuar sot në mesditë që me autokolonën ku kishte edhe pjesëtarë të EULEX-it, të kalojë përmes Zupçit për të shkuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak. Por, ai u kthye drejt pjesës jugore të Mitrovicës, pasi që serbët nuk e kanë lejuar kalimin e EULEX-it.
Me komandant i KFOR-it ishte edhe zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes. Serbët, raporton Tanjug, ishin të gatshëm ta lejojnë kalimin e KFOR-it, por jo edhe të EULEX-it.
Drews ka biseduar për rreth 15 minuta m
... Read more »
Shpresoj se në Serbi ekziston mirëkuptimi se të gjitha 27 shtetet anëtare të BE, me Britaninë e Madhe ndër të parat, janë të angazhuara për zgjerimin e BE-së në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Ne duam t’i shohim të gjitha vendet e rajonit si pjesë përbërëse të familjes evropiane, se kështu stabiliteti do të shtrihet edhe në pjesën ku konflikti është pjesë e kujtesës së kohëve të fundit, thotë ministri britanik për Evropën, David Lidington.
Në një shkrim autorial për ditoren Blic, Lidington thotë se qeveria britanike ka qëndrim të qartë se të gjitha shtetet duhet të përmbushin kriteret e njëjta teknike dhe politike.
Prishtinë, 31 tetor – Glauk Konjufca e ka ngarkuar veten me një mision. Po do që ta shtyjë Qeverinë e Kosovës "me zor” që ta bëjë një gjë, të cilën ajo s’po e bën vullnetshëm: të raportojë për përpjekjet e saj për të vënë kontroll në tërë hapësirën shtetërore konform kërkesës së lëvizjes "Vetëvendosje” që Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar me shumicë votash më 5 maj të këtij viti.
Republika e Kosovës është njohur në tërësinë e saj territoriale, është ndërtuar në parimin qytetar dhe ka sovranitetin dhe subjektivitetin e plotë të saj. Për këtë, nuk ka ndarje të Kosovës, të Serbisë, nuk ka shkëmbim territoresh dhe as zhvendosje të popullsisë, u shpreh presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Ajo këto komente i bëri në konferencën "Kosovo Talks EU”, me ç’rast theksoi se është kundër këtyre opsioneve, sepse janë të shekullit të kaluar, dhe të cilat sollën shumë dhunë dhe vuajtje popujve të të gjit
... Read more »
Prishtinë, 30 tetor- Komisioni për ndryshime kushtetuese pritet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për t’i qartësuar dy-tri aspekte që lidhen me përcaktimin e kritereve që duhen plotësuar kandidatët, të cilët pretendojnë të bëhen president të ardhshëm të Kosovës, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Dilema e parë që synohet të mënjanohet konsiston në atë, nëse kandidatët për kreun e shtetit kanë apo nuk kanë të drejtë të kenë dyshtetësi dhe nëse u lejohet ta kenë a duhet ta dorëzojnë të huajën po që se zgjidhen president. Kryetari i Komisionit kushtetues, Arsim Bajrami ka shpjeguar të premten se qëllimi i vetëm i komisionit është që ketë kriter ta përcaktojë në harmoni me praktikat evropiane. ... Read more »
Vjenë, 30 tetor – Dialogu i Kosovës me Serbinë në Bruksel duhet të vazhdojë, ndërsa me kohë prej çështjeve më të lehta teknike do të dalë në çështje politike. Kështu thotë Erhard Busek, politikani i njohur austriak, i cili deri në vitin 2008 ka udhëhequr Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore.
"Dialogu nuk do të mund të ndalej në çështjet teknike”, tha Busek, në një bised
... Read more »