Prishtinë, 20 nëntor - Koha Ditore në një shkrim analitik shkruan sot se subjektet më të mëdha politike parlamentare kanë marrë të shtunën pozicion kundër që t’i adoptohet Kosovës modeli shtetëror që ka Franca, e të cilin e ka proklamuar një ditë më parë kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami. Përfaqësuesit e këtyre subjekteve duan një president jo të fuqishëm.
Çështja e statusit të Kosovës nuk mund të shmanget më, sepse gjithnjë e më shpesh do të jetë si një nga kushtet e Serbisë për integrimet evropiane- ka deklaruar zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic.
Në prag të vazhdimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Dacic ka theksuar se është në interes të Serbisë që "kriza” në Kosovë të zgjidhet sa më shpejtë dhe të kapërcehen të gjitha çështjet e kontestueshme në nivel teknik.
Ish kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë për postin e presidentit të Republikës.
Akademik Daci ka thënë se për këtë ka mbështetjen edhe botës akademike, spektrit të gjerë politik dhe të shoqërisë civile.
Duke folur në emisionin "Sy më Sy” në RTV21, i cili do të transmetohet të martën në mbrëmje, Daci ka thënë se me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka përfunduar çdo gjë që
... Read more »
Juneau – Bregu perëndimor i Alaskës sot ka përjetuar një mot të lig që nuk mbahet mend tash e 40 vjet. Stuhia përfshiu më së shumti vendin bregdetar Nome, ku era e fuqishme arrinte shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë.
Për shkak të "stuhisë së të gjitha stuhive”, si e quajtën mete
... Read more »
Tiranë, 9 nëntor - Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave. Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 0.4 për qind gjatë tetorit në krahasim me shtatorin, ndërsa inflacioni vjetor ishte në shkallë 3 për qind. Tarifat e studimit në universitete janë rritur me 3.4 për qind, sipas INSTAT-it. Nafta dhe benzina u shtrenjtuan me 0.8 për qind si pasojë e një takse të re të vendosur nga qeveria.
Tiranë, 9 nëntor - Vjedhja e disa sendeve në dhomën ku ruhen provat e të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka krijuar pështjellim në Ministrinë e Drejtësisë.
Dhoma, ku mbahen provat materiale, që janë të bllokuara për llogari te proceseve të rëndësishme në Gjykatën e Krimeve të R
... Read more »
Prishtinë, 9 nëntor - Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka mohuar mundësinë e largimit të shpejtë nga misioni diplomatik në Kosovë. Megjithëse kishte paralajmëruar se po transferohet në një mision tjetër ushtarak në kuadër të armatës amerikane, Dell në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se do ta respektojë mandatin trevjeçar.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marr pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR) me temën "Si të ndalim ndarjen e Evropës”.
Në këtë konferencë, ministri Hoxhaj ka zhvilluar shumë takime me ministra të punëve të jashtme dhe personalitete të ndryshime që kanë një ndikim të madh në politikën e jashtme të Evropës.
Jerusalem, 9 nëntor - Aviacioni ushtarak izraelit ka kryer një sulm në Rripin e Gazës, pasi paraprakisht nga ky territor është hedhur një raketë drejt pjesës jugore të Izraelit.
"Në sulmin ajror është shkatërruar një
... Read more »