Jerusalem, 9 nëntor - Aviacioni ushtarak izraelit ka kryer një sulm në Rripin e Gazës, pasi paraprakisht nga ky territor është hedhur një raketë drejt pjesës jugore të Izraelit.
"Në sulmin ajror është shkatërruar një objekt i shfrytëzuar nga terroristët në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Sulmi është përgjigje ndaj hedhjes së mbrëmshme të raketës së llojit ‘Kasam’ ndaj jugut të Izraelit”, ka deklaruar zëdhënësi ushtarak izraelit.
Mes Izraelit dhe palestinezëve nga Gaza është arritur marrëveshje për ndërprerje të zjarrit, pasi nga fundi i muajit të kaluar humbën jetën 12 luftëtarë palestinezë dhe një civil izraelit.
Grupet e armatosura palestineze pohojnë se po e respektojnë ndërprerjen e zjarrit, por do t'i përgjigjen çdo provokimi nga ana izraelite. Izraeli, megjithatë, premtoi se palestinezët do të paguajnë shtrenjtë për sulmin raketor ndaj territorit të tij.
|