Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marr pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR) me temën "Si të ndalim ndarjen e Evropës”. Në këtë konferencë, ministri Hoxhaj ka zhvilluar shumë takime me ministra të punëve të jashtme dhe personalitete të ndryshime që kanë një ndikim të madh në politikën e jashtme të Evropës. Ministri Hoxhaj në këtë konferencë po ashtu ka takuar diplomatët: Martti Ahtisaarin, Wolfgang Ischinger dhe Albert Rohan, ish-ndërmjetësuesit për Kosovën. Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka informuar ata për reformat dhe progresin e Republikës së Kosovës dhe falënderojë ata për rolin që kanë pasur në shtetndërtimin e Kosovës. Ministri Hoxhaj ka takuar edhe ish sekretarin i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Miliband, ish Ministrin e Punëve të Jashtme të Francë, Bernard Kouchner, ish ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Joschka Fischer dhe shumë personalitete tjera.
|