Ish kryeparlamentari i Kosovës, aktualisht kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë për postin e presidentit të Republikës. Akademik Daci ka thënë se për këtë ka mbështetjen edhe botës akademike, spektrit të gjerë politik dhe të shoqërisë civile. Duke folur në emisionin "Sy më Sy” në RTV21, i cili do të transmetohet të martën në mbrëmje, Daci ka thënë se me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka përfunduar çdo gjë që nga zgjedhja e Fatmir Sejdiut në krye të kësaj partie… Zgjedhjet presidenciale është e paraparë të mbahen vitin tjetër, por kryeministri Hashim Thaçi ka lënë të kuptohet se këto zgjedhje mund të shtyhen për vitin 2013. Deri më tani kandidaturën për president e ka paralajmëruar vetëm gazetari Seremb Gjergji, ndërkaq janë përfolur edhe emra të tjerë si kandidat të mundshëm për president, i cili për herë të parë do të zgjidhet drejtpërdrejtë nga votuesit.
|