Prishtinë, 9 nëntor - Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka mohuar mundësinë e largimit të shpejtë nga misioni diplomatik në Kosovë. Megjithëse kishte paralajmëruar se po transferohet në një mision tjetër ushtarak në kuadër të armatës amerikane, Dell në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se do ta respektojë mandatin trevjeçar.
"Jo. Jo së shpejti. Mandati im është trevjeçar dhe ai përfundon në verën e ardhshme”, ka thënë Dell për VOA.
Christopher Dell ka folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit. Sipas tij, idetë e Beogradit për ndarjen e Kosovës janë të tejkaluara. Ai tërheq vërejtjen se interesat e Beogradit janë të ndryshme nga serbët në veriun e Kosovës, të cilëve duhet krijuar hapësirë për të punuar me Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar.
|