SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 9:59 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 9 » Dhoma e provave, vidhen 300 mijë euro
11:18 PM
Dhoma e provave, vidhen 300 mijë euro
Tiranë, 9 nëntor - Vjedhja e disa sendeve në dhomën ku ruhen provat e të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka krijuar pështjellim në Ministrinë e Drejtësisë. 

Dhoma, ku mbahen provat materiale, që janë të bllokuara për llogari te proceseve të rëndësishme në Gjykatën e Krimeve të Rënda është filmuar këtë të mërkurë nga Top Channel, në një kohë që me urdhër të posaçëm në këtë zyrë po ndërroheshin bravat për arsye sigurie. 

Pavarësisht se në të ndodhen të sekuestruara si prova të rëndësishme materiale dhe sende me vlerë, si një unazë me diamant dhe 10 orë 'Rolex', një person që dyshohet se është punonjës i brendshëm i Gjykatës, ka vjedhur 50 mije lekë dhe 300 mijë euro, pjesë e dosjes së të pandehurit për çështje droge, Arben Veliko. Autori ia ka dalë mbanë të kryejë këtë vjedhje edhe pse kushtet e sigurisë në këtë gjykatë janë shumë të larta dhe kudo ndodhen të instaluara kamerat e sigurisë. 

Kjo ngjarje ka alarmuar Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka dërguar dy inspektorë për verifikimet e mëtejshme, pas denoncimit të kryetares së Gjykatës, Etleva Deda. 

"Diçka është e sigurt, këtu ka roje tek dera, ka kamera jashtë dhe brenda, ka karta për të hyrë, këtu është vënë rregull që asnjë nuk hyn dot po nuk pati leje. I bie që punonjësi brenda gjykatës ka vepruar me gjakftohtësi, sepse zarfet që ka prekur i ka mbyllur siç kanë qenë”, tha Deda.

Sipas saj, hajduti ka pasur si synim sabotimin e punës së Gjykatës dhe jo përfitimin.

"Nëse donte të përvetësonte mund të merrte sende me vlerë. Nuk ka qenë qëllimi të përvetësojë pasurinë e ndodhur aty, por të sabotojë punën e Gjykatës”, vlerësoi kryetarja.

Kjo ngjarje e rëndë vjen në prag të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë për emërimin e kryetarit te Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe zërat pohojnë se vjedhja mund të ketë lidhje pikërisht me këtë konkurrim. 

Një punonjësi të administratës së kësaj gjykate i është lëvizur ven di i punës, pasi në një rast të mëhershëm kishte përdorur çelësin universal të gjykatës pa urdhër, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë deklaron se brenda 24 orëve do ketë masa administrative për personat përgjigjes të vjedhjes së fundit.
Category: Lajme | Views: 711 | Added by: SDS-TV | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz