SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 10:09 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » Lajme


Prishtinë, 28 tetor - Policia e Kosovës ka konfiskuar 50 kg. substanca narkotike, bëjnë të ditur përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Kapiteni policor, Bahri Shala, thotë se në javën e fundit e kanë shtuar aktivitetin e tyre për zbatimin e strategjisë kundër drogave.

"Më saktësisht, dje në Fushë Kosovë, në një veturë të tipit BMW, me targa serbe, janë gjetur një sasi e drogave që peshon 50 kilogramë. Personi i dyshuar nuk është arritur të arrestohet. Policia e Kosovës ka njoftuar edhe policinë e Serbisë lidhur me këtë rast dhe jemi duke pritur për hetime të mëtutjeshme”, tha ai.

Shala më tutje tha se vetëm brenda një jave, policia ka arrestuar 16 persona, të dyshuar për trafikim të drogës.

Category: Lajme | Views: 620 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)


Bruksel, 28 tetor - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rassmusen, tha se operacionet ushtarake të aleancës në Libi përfunojnë më 31 tetor.

Ai sot ka theksuar se "puna jonë ushtarake tash është kryer” dhe se takimi i ambasadorëve të NATO-s në Bruksel, e ka "konfirmuar vendimin e para një jave”, për ta mbyllur këtë mision deri në fund të muajit tetor.

NATO-s i ka mbetur që të tregoj se si mendon t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve të reja të Libisë, për prani të vazhdueshme, për të ndihmuar në sigurinë e kufijve dhe për luftimin e migrimit ilegal.

Deklarata e sotme e NATO-s u bë një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për përfundimin e mandatit për operacionet e NATO-s në Libi, pas vrasjes së ish- liderit, Muamer Gadafi
Category: Lajme | Views: 566 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

« 1 2 ... 15 16 17
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz