SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 9:43 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » Lajme
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Cedomir Jovanovic, ka thënë se raporti i qeverisë serbe për situatën në Kosovë është shprehje e hipokrizisë dhe qyqarllëkut, sepse raporti serioz dhe i përgjegjshëm duhet të ketë mesazhe të qarta politike.

"Dikush duhet të mbajë përgjegjësi politike për një politikë të keqe që u formulua disa vite më parë, sidomos për një deklaratë që u miratua në fund të korrikut, për çka e ftojë kryeministrin Mirko Cvetkovic që të lejojë votimin për këtë raport", thuhet në deklaratën me shkrim të Jovanovicit.

Këto mesazhe, vlerëson ai, tregojnë se politika serbe në Kosovë ka dështuar, se këtë politikë askush nuk e kupton, se këtë politikë askush nuk e beson, madje as serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

"Kjo politikë nuk ka mbështetje në vetë Serbinë, e madje në koalicionin qeverisës, për çka përpiqet të shmangë votimin e raportit”, shton Jovanovic.

... Read more »
Category: Lajme | Views: 383 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)



Takimi mes zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, është fokusuar në bisedat rreth situatës politike dhe sigurisë në vend, dhe në veçanti për rrjedhat e dialogut teknik.

Lunacek, e cila është duke e përgatitur raportin për Kosovën për Parlamentin Evropian, u interesua në veçanti për sfidat e dialogut teknik, si dhe rrugët që mund të çojnë deri tek rezultatet më të mira të këtij dialogu.

Zëvendëskryeministrja Tahiri nga ana e saj foli për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunime rajonale si standarde për integrime evropiane, dhe poashtu vlerësoi performancën e lartë dhe konstruktive të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, dhe kontributin e dhënë për suksesin e këtij dialogu, në të mirë të qytetarëve.

Tahiri kërkoi që Kosova të shpërblehet për konstruktivitetin në këtë dialog, duke marrë marrëdhënie ... Read more »

Category: Lajme | Views: 430 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

Qeveria e Serbisë ka humbur kontrollin e veriut, të banuar me shumicë serbe, në Kosovë. Rrugët janë barrikaduar dhe vendësit po voziten me paqeruajtësit e NATO-s dhe Policinë e Bashkimit Evropian. Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, i ka lutur kryetarët serbë të komunave veriore që t’i hapin rrugët. Në Beograd, opozita e Serbisë nuhat gjak.

Kështu shkruan revista prestigjioze britanike The Economist, në një artikull të botuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

"Serbët e Kosovës kanë bllokuar rrugët, sepse duan të pengojnë Policinë e Kosovës dhe doganierët nga stacionimi në dy pikat kufitare me Serbinë. Për ta, ky do të ishte hapi i parë drejt pranimit të pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008. Janë rreth 120 mijë serbë në Kosovë, rreth një e treta e të cilëve jeton në veri. Pjesa tjetër e Kosovës është e dominuar nga shqiptarët”.

"Për një të huaj, grumbujt e trungjeve nëpër rr ... Read more »

Category: Lajme | Views: 399 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

Deputeti i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Aleksandar Cotric, ka thënë se raporti i qeverisë serbe në lidhje me ngjarjet në Jarinje është i kundërt me raportet e shërbimeve të sigurisë që janë dorëzuar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri.

"Duhet të mbahet një seancë e re e Komisionit, e hapur për publikun. Qeveria duhet të shpjegojë se pse Kuvendit i ka dërguar raportin që nuk ka të bëjë me të vërtetën”, ka thënë Cotric.

Qeveria serbe ka vlerësuar se KFOR-i, më 27 shtator, në pikëkalimin kufitar në Jarinje, gjatë përleshjeve me serbët”ka përdorur municion lufte kundër qytetarëve të paarmatosur në barrikada”.

Raporti thotë se KFOR-i dhe EULEX-i "janë vënë në shërbim të Prishtinës, pa marrë parasysh paralajmërimeve drejtuar përfaqësuesve e këtyre misioneve që pas 16 shtator - kur skadonte marrëveshja me KFOR-in për pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak – që të mos ndërmarrin ndonj ... Read more »
Category: Lajme | Views: 481 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

Lojë e krisur i ka quajtur Qeveria e Kosovës veprimet e serbëve të veriut të Kosovës që kanë lejuar vetëm KFOR-in të qarkullojë në veri.

Pas mbledhjes së Qeverisë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se kjo është e papranueshme për institucionet e Kosovës, njofton KTV. Sipas tij, rrugët e barrikaduara e të bllokuara në veri do të lirohen për të gjithë.

Kuçi ka theksuar se as KFOR-i dhe as institucionet e Kosovës nuk i pranojnë këto kushte të serbëve ilegalë të veriut. Ai ka folur edhe për bisedimet Kosovë-Serbi duke thënë se Kosova nuk e lut Serbinë që të hyjë në dialog, por është e përgjegjshme që t’i respektojë marrëveshjet që arrin me BE-në SHBA-në nga procesi i dialogut.

"Nuk dëshirojmë ta imitojmë Beogradin, i cili nuk po i respekton marrëveshjet e dialogut”, ka thënë Kuçi, duke i bërë thirrje BE-së dhe SHBA-së të vlerësojë zbatimin e marrëveshjeve.
Category: Lajme | Views: 433 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në mëngjesin e së premtes e kanë ndërmarrë një aksion dhe e kanë larguar plotësisht një barrikadë që serbët e kishin vendosur në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

"Ashtu siç ka njoftuar vet KFOR-i, është zhvilluar një aksion për largimin e barrikadave të cilat ishin të vendosura pranë pikës kufitare 31, përkatësisht në Bërnjak. Po ashtu disa kamionë, që kishin bllokuar rrugën kryesore në hyrje të pikës kufitare 31, janë larguar nga KFOR-i, pasi që të njëjtit nuk ishin larguar nga qytetarët ashtu siç ishte paralajmëruar”, citohet të ketë thënë Hoti.

Sipas tij, për këto veprime të fundit të ndërmarra nga KFOR-it, nuk ka pasur reagime nga banorët lokalë.
Category: Lajme | Views: 431 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

Në takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, kjo e fundit informoi se në Parlamentin Evropian më 22 nëntor do të debatohet Raporti i këtij institucioni të BE-së mbi zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Kryeministrisë është diskutuar për proceset e rëndësishme, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe ne rrafshin e integrimit evropian.

Thaçi ka falënderuar eurodeputeten për kontributin e saj dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian lidhur me mbrojtjen e interesave të Kosovës në Bruksel dhe e siguroi atë se Kosova do të bëjë përparim të dukshëm në rrugën e integrimit.

Kreu i ekzekutivit theksoi se bazuar në përkushtimin institucional të Kosovës për përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, liberalizimi i vizave për qytetarët e ... Read more »

Category: Lajme | Views: 413 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

SDS TVBashkimi Evropian pret që dialogu i Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë së shpejti, ka thënë Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Zëdhënësja Kocijancic megjithatë nuk saktësoi datën se kur mund të vazhdojë dialogu, transmeton Qik.

Pasi theksoi se Brukseli është në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën, ajo ka thënë për mediat serbe se "të dyja palët janë konstruktive në përgatitjet për vazhdimin e dialogut", dhe se "ndërkohë po takohen edhe grupet e punës për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash”
Category: Lajme | Views: 451 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

Në takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, kjo e fundit informoi se në Parlamentin Evropian më 22 nëntor do të debatohet Raporti i këtij institucioni të BE-së mbi zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Kryeministrisë është diskutuar për proceset e rëndësishme, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe ne rrafshin e integrimit evropian.

Thaçi ka falënderuar eurodeputeten për kontributin e saj dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian lidhur me mbrojtjen e interesave të Kosovës në Bruksel dhe e siguroi atë se Kosova do të bëjë përparim të dukshëm në rrugën e integrimit.

Kreu i ekzekutivit theksoi se bazuar në përkushtimin institucional të Kosovës për përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, liberalizimi i vizave për qytetarët ... Read more »

Category: Lajme | Views: 401 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

Brazilia, 28 tetor - Shqipëria dhe Brazili firmosin heqjen e vizave në 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. 

Marrëveshja e heqjes së vizave është firmosur nga vetë ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i cili me ftesë të homologu i tij, ambasador Antonio de Aguiar Patriota, po zhvillon një vizitë tre ditore në Brazil.

Gjithashtu mes dy shteteve u firmosën dhe marrëveshja e bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme, memorandum mirëkuptimi midis dy Akademive Diplomatike për bashkëpunim reciprok dhe trajnim të diplomatëve, si dhe memorandumin për bashkëpunimin ekonomik.

Gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Brazilit, Ambasador Antonio de Aguiar Patriota u diskutua edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në kuadër të organizatave shumëpalëshe, zhvillimet globale dhe në rajonin e Ballkanit.

Para takimit zyrtar, Ministri Haxhin ... Read more »
Category: Lajme | Views: 590 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-28 | Comments (0)

« 1 2 ... 14 15 16 17 »
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz