SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:35 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » Lajme
Mitrovica e ndarë etnikisht, në veri të Kosovës, është vatër për një popullsi prej 60 mijë serbëve etnikë. Rajoni malor është bërë një nga enklavat e fundit serbe në Kosovë, qëkur qeveria - kryesisht shqiptare në Prishtinë – e shpalli pavarësinë, shkruan Maryrose Fison për The Independent.

Opinioni ndërkombëtar është ende i ndarë rreth bazave ligjore për statusin e Kosovës. SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania janë në mesin e 70 vendeve plus që e kanë njohur atë. Por, pesë shtete të BE-së, pastaj Kina dhe Rusia, kundërshtojnë vendosmërisht. Derisa Prishtina e konsideron pjesën veriore të Kosovës si pjesë të Kosovës, zona ka mbetur nën ... Read more »

Category: Lajme | Views: 470 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-30 | Comments (0)

Prishtinë, 29 tetor -  Lëvizja FOL iu ka kundërpërgjigjur sot reagimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, të bërë kundër raportit të saj krahasues mbi deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitet 2010-2011. Në kundërpërgjigjen e FOL thuhet:

Para dy dite, Lëvizja FOL publikoi raportin e saj krahasues mbi deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitet 2010-2011. Mirëpo, pas publikimit të këtij raporti, Agjencia (Kundër) Korrupsion, përmes një komunikate të saj për media, reagoi për, siç thuhej, disa "gabime logjike dhe matematikore që ky raport përmban”.

Në këtë kuptim, Lëvizja FOL dëshiron të sqarojë opinionin publik se të dyja çështjet që kjo Agjenci i ka adresuar janë të pavërteta dhe të paqëndrueshme:



1.       Në lidhje më deklarimin e pasurisë së shefit të Agjencisë,  Hasan Pretenit. Bazuar në ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të L ... Read more »
Category: Lajme | Views: 447 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-29 | Comments (0)

Gjermani, qeveria "gjen" 55 miliardë euro të harruara Kujt nga ne nuk i ka ndodhur që të gjejë në xhepat e rrobave ndonjë shumë të vogël parash të harruar aty prej kohësh? Gjithashtu të gjithë e mbani mend atë ndjesinë e këndshme kur gjen ato para, a thua se nuk janë tuajat.

Tani imagjioni se si duhet të ndihet qeveria gjermane, e cila ka gjetur 55 miliardë euro të harruara për shkak të një gabimi në llogaritje të bankës Hype Real Estate, e cila u shtetëzua në 2009 pas problemeve financiare.

Kështu, Gjermania është zgjuar me 55 miliardë euro më e pasur, pasi ka zbuluar gabimin në llogaritjet e bëra nga banka HRE. Zbulimi në fakt u bë në fillimit të tetorit, por u publikua vetëm tani. Mesa duket autoritetet gjermane donin te siguroheshin se nuk po ëndërron ... Read more »
Category: Lajme | Views: 391 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-29 | Comments (0)


Prishtinë, 29 tetor - Brenda këtij viti Kosova do t’i ketë rezervat e para shtetërore, konfirmojnë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, për Radion Evropa e Lirë thotë se janë në fazën finale të fillimit të mbledhjes së rezervave shtetërore. Ajo tregon se është formuar Departamenti në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe është formuar grupi ndërqeveritar për këtë çështje.

 "Janë bërë të gjitha specifikat për produktet, të cilat duhet të ekzistojnë në rezerva  shtetërore. Tani ka mbetur të shihen format për fillimin e krijimit të rezervave të para shtetërore".

" Parashihen tri forma të krijimit të rezervave, përmes buxhetit të Republikës së Kosovës, mallrat që vijnë si ndihmë humanitare, donacionet në mallra dhe ndihma financiare, si dhe mallrat e konfiskuara që hyjnë në mënyrë të paligjshme dhe mund të konsiderohen si mallra që mund të hyjnë në rezerva shtetërore. Brend ... Read more »
Category: Lajme | Views: 445 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-29 | Comments (0)


Grekët kundër reduktimit të borxhit
29/10/2011
Category: Lajme | Views: 426 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-29 | Comments (0)

Category: Lajme | Views: 404 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-29 | Comments (0)

Prishtinë, 29 tetor – Zëvendëskryeministrja kosovare, Edita Tahiri, dhe udhëheqësi i ekipit serb në dialogun teknik me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, do të duhet të takohen sërish gjatë muajit nëntor. Burime diplomatike i kanë thënë gazetës se arritja e konkluzioneve edhe në tri fusha: energjetikë, telekom dhe prezantim të Kosovës në nismat regjionale duhet të realizohet para dhjetorit. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, arritja edhe e tri konkluzioneve si dhe zbatimi i konkluzioneve të arritura më parë, do ta rikthente besimin mes palëve, të dëmtuar rëndë pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka konfirmuar për "Kohën Ditore” se qëllimi i ekipit të lehtësuesit Cooper është që palët të rifillojnë bisedimet gjatë nëntorit.

Burimet diplomatike kanë shpjeguar për gazetën edhe detaje të tri temave që do të diskutohen, e për të c ... Read more »
Category: Lajme | Views: 381 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-29 | Comments (0)

Sheshi "Skënderbej", së shpejti do të hapet për qarkullimin e automjeteve, gjë e cila po pritet me padurim nga të gjithë qytetarët, për shkak të trafikut të kufizuar.

Tashmë është bërë e qartë, se projekti i nisur nga administrata e Ramës, i cili parashikonte një shesh për këmbësorët dhe pa makina, nuk do të zbatohet nga administrata e Bashës. Sipas një burimi brenda stafit zbatues të projektit, për të gjitha punimet e nëntokes që u përmbyllen, u shpenzuan rreth 4,5 milionë euro. Ndërkohë 500 mijë euro u shpenzuan për konkursin ndërkombëtar dhe studion fituese që paraqiti projektin.

Ndërsa pritej që të niste faza e dytë
Category: Lajme | Views: 407 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-29 | Comments (0)

Hashim ThaçiNë mes të Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në veri të vendit nuk ka konflikt, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen "Neue Zürcher Zeitung”. Thaçi ka thënë se ata janë gjithashtu qytetarë të Kosovës, kurse ai është në shërbim tyre. Kryeministri po ashtu ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, sepse në atë rast, sipas tij duhet ndryshuar kufijtë e gjashtë shteteve të rajonit.

Problemi, sipas kryeministrit Thaçi, qëndron në faktin se 200 deri në 300 persona të veriut kanë bërë shumë para me kontrabandë, kriminalitet dhe krim të organizuar. "Ne kemi vënë mjete në dispozicion për të mundësuar investime në veri, siç janë shkollat, spitalet, rrugët, urat. Me këtë duam që ata qytetarë të integrohen, të krij ... Read more »

Category: Lajme | Views: 369 | Added by: Sds506 | Date: 2011-10-29 | Comments (0)

« 1 2 ... 12 13 14 15 16 17 »
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz