SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 2:22 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 30 » Paqja e kërcënuar në veri
3:55 PM
Paqja e kërcënuar në veri
Mitrovica e ndarë etnikisht, në veri të Kosovës, është vatër për një popullsi prej 60 mijë serbëve etnikë. Rajoni malor është bërë një nga enklavat e fundit serbe në Kosovë, qëkur qeveria - kryesisht shqiptare në Prishtinë – e shpalli pavarësinë, shkruan Maryrose Fison për The Independent.

Opinioni ndërkombëtar është ende i ndarë rreth bazave ligjore për statusin e Kosovës. SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania janë në mesin e 70 vendeve plus që e kanë njohur atë. Por, pesë shtete të BE-së, pastaj Kina dhe Rusia, kundërshtojnë vendosmërisht. Derisa Prishtina e konsideron pjesën veriore të Kosovës si pjesë të Kosovës, zona ka mbetur nën kontrollin de facto të Serbisë, që nga lufta në vitin 1999.

Monedha e shkëmbimit për ushqim dhe taksa është dinari serb, për dallim nga euro e përdorur në pjesën tjetër të Kosovës. Serbishtja, më tepër se shqipja, është lingua franca, ndërsa institucionet publike - si spitalet - janë të financuar nga sektori publik i Serbisë.

Edhe pse jo me dëshirën e Qeverisë së Kosovës, kjo situatë po kuptohet si kompromis jozyrtar, i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në një rajon të paqëndrueshëm.

Megjithatë, një vendim i vetëm politik i bërë tre muaj më parë, tani kërcënon të shthurë këtë marrëveshje të brishtë të paqes

Telashet nisën kur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dërgoi policinë dhe doganierët - kryesisht shqiptarë - në pikëkalimet kufitare të veriut të Kosovës. Thaçi e justifikoi këtë lëvizje si domosdoshmëri për të zbatuar ndalesën e tregtisë së mallrave nga Serbia, duke iu përgjigjur kështu ndalesës të njëjtë të mallrave nga Kosova në Serbi. Por, kjo u interpretua ndryshe nga popullsia lokale, e cila e ka parë këtë lëvizje si një fyerje për liritë civile dhe një precedent që do të rezultojë me bindjen ndaj sundimit shqiptar.

Një turmë e 100 serbëve të frustruar sulmuan dy pikat doganore, ku ishin vendosur zyrtarët shqiptarë, duke ia vënë zjarrin njërës dhe duke e vandalizuar tjetrën.

Një polic shqiptar është vrarë.

Veprimi i shpejtë diplomatik e vuri rajonin përsëri nën kontroll, por gjatë tre muajve të fundit, banorët lokalë kanë ngre një formë tjetër të protestës civile. Një duzinë barrikadash janë ngritur, ndërsa më e dukshmja qëndron në urën kryesore të Mitrovicës, që e ndanë veriun serb të qytetit me jugun shqiptar.

"Unë jam i gatshëm të vdes për këtë kauzë", ka thënë jashtë barrikadës, serbi Brajan Vukicevic, baba i tre fëmijëve. "Nuk ma ndien a është dimër a verë. Ne e kemi zjarrin për të na mbajtur të ngrohtë, e kemi zemrën për Serbinë dhe gjithçka që bëjmë këtu është për mbrojtjen e shtetit të Serbisë".

Trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë thonë se situata nuk është e qëndrueshme. Prania e barrikadave në rrugët kryesore të rajonit, thonë ata, pengon qasjen e automjeteve të emergjencës dhe transportin e mallrave. Javët e fundit, 40 civilë janë raportuar të plagosur në një përplasje të dhunshme mes protestuesve serbë dhe trupave të NATO-s, kur ushtarët u përpoqën ta largojnë një barrikadë në fshatin Jagnjenicë, jashtë Mitrovicës.

Megjithatë, nuk janë vetëm serbët të shqetësuar. Shqiptarët lokalë që jetojnë si një minoritet në veri, flasin për frikën e tyre dhe për krimet e kaluara. Një shqiptar, i cili foli në kushte anonimiteti, shpjegoi se për të shmangur sulmet ai i heq targat e Kosovës nga makina e tij, sa herë që udhëton në veri.

Isak Beka, 40-vjeçar shqiptar i Kosovës - që punon në anën jugore të Mitrovicës por jeton në veri - thotë se liria e tij është e kufizuar. "Shqiptarët nuk mirëpriten në veri. Nuk mund t’i ngasim makinat tona lirshëm. Ne nuk mund të shkojnë as në kafenetë lokale", thotë ai.

Megjithatë, ndoshta brezi i ri mund të shërojë mllefet e vjetra. 

Category: Lajme | Views: 471 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz