Main » 2011»October»29 » Gjermani, qeveria "gjen" 55 miliardë euro të harruara
6:51 PM
Gjermani, qeveria "gjen" 55 miliardë euro të harruara
Kujt nga ne nuk i ka ndodhur që të gjejë në xhepat e rrobave ndonjë
shumë të vogël parash të harruar aty prej kohësh? Gjithashtu të gjithë e
mbani mend atë ndjesinë e këndshme kur gjen ato para, a thua se nuk
janë tuajat.
Tani imagjioni se si duhet
të ndihet qeveria gjermane, e cila ka gjetur 55 miliardë euro të
harruara për shkak të një gabimi në llogaritje të bankës Hype Real
Estate, e cila u shtetëzua në 2009 pas problemeve financiare.
Kështu, Gjermania është zgjuar me 55 miliardë euro më e pasur, pasi
ka zbuluar gabimin në llogaritjet e bëra nga banka HRE. Zbulimi në fakt u
bë në fillimit të tetorit, por u publikua vetëm tani. Mesa duket
autoritetet gjermane donin te siguroheshin se nuk po ëndërronin.
Banka HRE pati probleme të theksuara likuiditi gjatë krizës së
gjigantit amerikan "Lehman Brothers" dhe qeveria gjermane e garantoi atë
me 145 miliard euro para se ta shtetëzonte.