Main » 2011»October»29 » Rindërtimi i sheshit "Skënderbej" (Video Lajm)
6:40 PM
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej" (Video Lajm)
Sheshi "Skënderbej", së shpejti do të hapet për qarkullimin e
automjeteve, gjë e cila po pritet me padurim nga të gjithë qytetarët,
për shkak të trafikut të kufizuar.
Tashmë është bërë e qartë, se
projekti i nisur nga administrata e Ramës, i cili parashikonte një
shesh për këmbësorët dhe pa makina, nuk do të zbatohet nga administrata e
Bashës. Sipas një burimi brenda stafit zbatues të projektit, për të
gjitha punimet e nëntokes që u përmbyllen, u shpenzuan rreth 4,5 milionë
euro. Ndërkohë 500 mijë euro u shpenzuan për konkursin ndërkombëtar dhe
studion fituese që paraqiti projektin.
Ndërsa pritej që të niste faza e dytë
Askush nuk informon se sa do të
kushtojne këto punime, sa do të jetë koha provizore dhe nese ka apo jo
leje për punimet e reja, pasi projekti provizor nuk është bërë publik
për qytetarët
e projektit mbi tokë, ku ishin parashikuar të shpenzoheshin 5 milionë
euro dhënë nga qeveria e Kuvajtit, posacërisht për rikonstruksionin e
sheshit "Skënderbej", madje bazuar në një marrëveshje qeveritare,
administrata e re e bashkisë vendosi të permbyste projektin ekzistues,
të miratuar si në Këshillin Bashkiak, ashtu edhe në KRRT.
Ajo
cfarë bëjnë me dije drejtuesit e rinj është se kanë nisur punimet për
të asfaltuar dhe gjelbëruar sheshin provizorisht dhe ndonëse Top Channel
ka tentuar disa here, askush nuk na informon se sa do të kushtojne këto
punime, sa do të jetë koha provizore dhe nese ka apo jo leje për
punimet e reja, pasi projekti provizor nuk është bërë publik për
qytetarët.
Ndonese shpenzimet nuk behen transparente,
llogarite e perafërta të urbanisteve flasin per rreth 2 milionë euro të
shpenzuara për asfaltim, gjelbërim, ndricim apo dhe mbjelljen e pemëve,
edhe pse projekti eshte provizor. Vetem nga punimet qe po kryhen
aktualisht ne sheshin "Skenderbej", përllogariten edhe 2 milionë euro te
shkuara dem nga punimet e nentokes, nje pjese e te cilave jane demtuar
dhe nje pjese tjeter dalin jashte funksionit, sic jane Dhoma Teknike me
vlere rreth 1 milion euro, linjat e shatervanit, apo kanalizimet, qe do
te grumbullonin ujerat e shirave per t'u ricikluar ne shatervan. Me
punimet qe po kryhen tani, sheshi i kryeqytetit shqiptar nuk ka me
shatervan.Deri me tani llogariten 4 milionë euro te shkuara dem ne
sheshin "Skenderbej" vetem per shkak te nderrimit te administratave.
Burime brenda bashkise Tiranes thone se keto punime qe po kryhen do te
sherbejne per nje periudhe tre vjecare, deri ne realizimin e nje
studimi, qe perfshin bashke me sheshin edhe zgjatimin e Bulevardit "Zogu
i Pare" pertej Stacionit te Trenit.
Mesohet se shuma prej 5
milion euro dhene nga qeveria e Kuvajtit, per te cilen eshte garant
qeveria shqiptare, do te perdoret pikerisht per kete qellim.Ne
marreveshjen e nenshkruar nga emiri i Kuvajtit dhe keshillli i
ministrave te Republikes se Shqiperise, firmosur nga ministri i
Financave Ridvan Bode thuhet se qeveria shqiptare ka si detyre te
mundesoje procedurat, praktikat dhe mundesimin e kushteve per
implementimin e projektit.
Ne nje tjeter pike eshte rene
dakord perjashtimi i ketij projekti nga te gjitha llojet e taksave
direkte dhe indirekte perfshire ato doganore qe zbatohen ne Republiken e
Shqiperise.Ne marreveshjen e firmosur nga te dy palet thuhet se, cdo
njera nga palet qe kerkon ndryshimin e marreveshjes gjate fazes se
projektit me konsensus te perbashket te paleve, duhet te kryhet ne forme
te shkruar, perpara se te tilla ndryshime te realizohen . Kjo
marreveshje eshte ratifikuar ne parlamentin shqiptar.Nderkohe nga ana
tjeter keshillaret socialiste ne Keshillin Bashkiak kane gati padine
ndaj bashkise se Tiranes per shkelje te procedurave ligjore ne
ndryshimin e projektit per sheshin "Skenderbej".