Deçan, 28 tetor - Ka filluar të rinovohet kulmi i pallatit të kulturës "Jusuf Gërvalla” në Deçan, bashkëfinancim i Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF), përmes Bankës Botërore dhe Kuvendit Komunal të Deçanit.
Drejtoresha e kësaj organizate për Kosovë, Nermin Mahmuti theksoi se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunim dhe ndihmesë nga ana e CDF-së për komunën e Deçanit. "N
... Read more »
Kaçanik, 30 tetor - Banka Botërore e ka bërë me kabinet të informatikës shkollën fillore "Dituria" në fshatin Ivajë të Kaçanikut. "Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga Banka Botërore", ka theksuar Hajrush Dullovi, zëdhënës i Komunës, të dielën. Për bërjen e shkollës së sipërpërmendur me kabinet të informatikës BB-ja i kishte investuar 5 mijë e 525 euro, ndërsa Komuna 300 euro. "Javën që shkoi kabineti është pajisur me kompjuterë, projektor, fotokopjues dhe skanues", ka thënë zëdhënësi Dullovi. Ndërkaq, Azem Guri, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës të KK të Kaçanikut, ka sqaruar se investimi në shkollën e Ivajës është pjesë e projektit për zhvillim institucional të arsimit (IDEP). "Ekipi komunal për grante shkollore e ka përzgjedhur shkollën e Ivajës për të qenë përfituese e këtij granti të BB-së, ndërsa vendimin e ka marrë në p
... Read more »
Prishtinë, 30 tetor - "Ahtisari Plus” për veriun e Kosovës duket i pashmangshëm. Pavarësisht kundërshtimeve që po i bëjnë vazhdimisht drejtuesit e institucioneve të Kosovës, se nuk do të ketë asgjë më shumë se Ahtisari për veriun, ndërkombëtarët megjithatë kanë paralajmëruar një "Ahtisari Plus”, shkruan gazeta "Zëri”. Këtë ide të shtunën e ka plasuar në opinion ambasadori i Mbretësisë së Bashkuar në Beograd, Michael Davenport.
Shefi i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic, ka thënë se disa liderë politikë serbë të veriut të Kosovës, kanë probleme me konceptimin e realitetit.
Në një intervistë për ditoren e Novi Sadit, Dnevnik, ai ka thënë se këta liderë i shikojnë gjërat kryesisht nga prizmi i interesave partiake.
"Është e qartë se kryetarët e komunave nuk mund të shtrojnë kërkesa partiake dhe joreale ", ka thënë Stefanovic.
Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë Notën Verbale të njohjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e bërë kështu formale njohjen e 84 për shtetin e pavarur të Kosovës.
Vendimi për Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran i është konfirmuar zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, më 20 shtator në New York, gjatë një takimi me presidentin e Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, thuhet në një njoftim të zyrës së Pacollit. "Institucionet dhe Populli
... Read more »
Prishtinë, 30 tetor – Dikasteret qeveritare dhe komunat që udhëhiqen nga partia e kryeministrit Hashim Thaçi do të jenë më përfitueset nga Draftbuxheti i 2012-s, në rast se nuk pëson ndryshime në Kuvend versioni i miratuar një ditë më parë në Qeveri. Kjo s’i ka kënaqur partnerët qeverisës e as opozitën që ka disa komuna.
Bazuar në këtë Projektbuxhet, një kopje të të cilit e ka
... Read more »
Institucioneve të Kosovës duket se u është zbehur interesimi në fushën e lobimit. Njohjet për vendin kanë stagnuar sërish, e po ashtu edhe vizitat e zyrtarëve më të lartë nëpër kontinente të largëta.
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i emëruar në këtë post enkas për të lobuar, kohëve të fundit nuk ka njoftuar shumë për udhëtime që kanë për qëllim lobimin për njohje.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar vizitat nëpër kryeqytetet evropiane, por pa ndonjë rezultat konkret deri më
... Read more »
Zgjedhja e presidentit nga ana e qytetarëve mund të mos jetë risia e vetme në ndryshimet e ardhshme Kushtetuese, pasi që qytetarët, gjatë debateve publike, kanë mbështetur opsionin e zgjedhjes së një zëvendëspresidenti.
Bazuar në debatet me qytetarë të Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës, kryetari i këtij Komisioni, Arsim Bajrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, nënvizon tri çështje për të cilat qytetarët kanë shprehur më shumë interesim.
Bëhet fjalë për zëvendëspresidentin, çështje
... Read more »