Shefi i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic, ka thënë se disa liderë politikë serbë të veriut të Kosovës, kanë probleme me konceptimin e realitetit. Në një intervistë për ditoren e Novi Sadit, Dnevnik, ai ka thënë se këta liderë i shikojnë gjërat kryesisht nga prizmi i interesave partiake. "Është e qartë se kryetarët e komunave nuk mund të shtrojnë kërkesa partiake dhe joreale ", ka thënë Stefanovic. Ai shtoi se së shpejti "do të gjendet një zgjidhje për krizën në veri, por se kjo nuk do të jetë ideale dhe se nuk do të përmbushë plotësisht nevojat dhe qëllimet e Serbisë”.
|