Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka caktuar zotin Bjorn fon Sidov për raportues për Kosovën, në sesionin e saj të rregullt, të mbajtur prej 3-7 tetor.
Sidov planifikon ta vizitoj Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore të Mitrovicës, prej 1 deri më 4 nëntor, ka njoftuar Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Është paralajmëruar se në fund të kësaj vizite ai do ta mbajë një konferencë për shtyp.
Prishtinë, 31 tetor - Pak shpresa për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm në Serbi në muajin nëntor, siç qe premtuar në muajin korrik, kur u arrit marrëveshja për lirinë e lëvizjes mes delegacioneve serbe dhe kosovare në Bruksel.
Këshilltari i kryeministrit, Lirim Greiçevci thotë se Prisht
... Read more »
Prizren/Therandë, 31 tetor - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, i shoqëruar nga dy zëvendësministrat, Emin Krasniqi dhe Banush Pacolli, vizitoi autostradën Vërmicë-Merdar, si dhe u njoh nga afër me përfundimin e këtyre punimeve në 38 kilometrat e para të kësaj autostrade.
Drenas/Malishevë, 31 tetor - Sot, në fshatin Shtuticë të komunës së Drenasit, u bë përurimi i planëzimit të oborrit të Shkollës fillore "Azem Bejta”. Në përurimin e këtij projekti, morën pjesë: zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Veseli, gjeneralbrigade Imri ILazi, gjeneralbrigade Gëzim Hazrolli, nënkolonel Enver Dugolli, Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (BCU), përfaqësues të komunës së Drenasit, nxënësit dhe arsimtarët e shkollës.
Athinë, 31 tetor - Tani edhe grekët që kanë depozita parash në Zvicër, nuk do munden më t’iu shpëtojnë detyrimeve ndaj shtetit grek. Falë një marrëveshjeje mes qeverisë greke dhe asaj zvicerane, edhe këto depozita deri tani të padeklaruara dhe tëpatatuara, do të tatohen.
Prishtinë, 31 tetor - Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Enver Cikaqi me bashkëpunëtorë, nga data 25-29 tetor 2011, vizitoi Akademinë ushtarake -Modena në Itali.
Ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it Andy Sparkes është ndaluar sot te barrikada në Zupcë, derisa ishte duke shkuar për të vizituar zyrtarët e EULEX-it në pikëkalimin 31.
Sparkes iu tha përfaqësuesve lokal se largimi i postblloqeve është parakusht për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe se liria e lëvizjes duhet rivendosur. Ai po ashtu tha se ata të cilët i kanë vënë postblloqet tash duhet t’i largojnë ato.
"Parandalimi i anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit që të l
... Read more »
Shpresoj se në Serbi ekziston mirëkuptimi se të gjitha 27 shtetet anëtare të BE, me Britaninë e Madhe ndër të parat, janë të angazhuara për zgjerimin e BE-së në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Ne duam t’i shohim të gjitha vendet e rajonit si pjesë përbërëse të familjes evropiane, se kështu stabiliteti do të shtrihet edhe në pjesën ku konflikti është pjesë e kujtesës së kohëve të fundit, thotë ministri britanik për Evropën, David Lidington.
Në një shkrim autorial për ditoren Blic, Lidington thotë se qeveria britanike ka qëndrim të qartë se të gjitha shtetet duhet të përmbushin kriteret e njëjta teknike dhe politike.