SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 1:51 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 31 » Grekët kanë 200 miliardë euro depozita në Zvicër !
8:40 PM
Grekët kanë 200 miliardë euro depozita në Zvicër !
Athinë, 31 tetor - Tani edhe grekët që kanë depozita parash në Zvicër, nuk do munden më t’iu shpëtojnë detyrimeve ndaj shtetit grek. Falë një marrëveshjeje mes qeverisë greke dhe asaj zvicerane, edhe këto depozita deri tani të padeklaruara dhe tëpatatuara, do të tatohen. 

Këtë e bëri të ditur sot për mediat zëvendësministri i Financave Filip Sahinidis, sipas të cilit modeli i marrëveshjes do të jetë si ai i marrëveshjes që Zvicra nënshkroi me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, raporton BW. 

Burime të ndryshme, deklarojnë shifra të ndryshme të depozitave të parave në bankat e Zvicrës. Kështu sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave, lartësia e depozitave greke në Zvicër është 60 miliardë euro. 

Pak ditë më parë, botimi në internet i «Financial Times Deutschland» fliste për 200 miliardë Euro depozita, ndërkohë që vlerësime të tjera flasin për shuma edhe më të mëdha, të cilat karakterizohen kryesisht si "para e zezë", fitime nga korrupsioni dhe evazioni fiskal. 

Marrëveshja mes Greqisë dhe Zvicrës, i hodhi bazat gjatë takimit të zhvilluar javën e kaluar në Bernë, mes delegacioneve qeveritare të dy vendeve, të cilat ranë dakort t’i kërkojnë depozituesit të paguajë një tatim 25-35% në këmbim të ruajtjes së anonimatit të tij. 

"Në këtë mënyrë Greqia do të marrë taksa të rëndësishme të zhdukura për disa vite dhe do të mundësojë identifikimin e rasteve flagrante të mashtrimit dhe të ndjekë penalisht përgjegjësit e pastrimit të parave", ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Evangelos Venizelos. 

Me vjeljen e këtyre taksave Greqia mund të mbushë një nga "vrimat e zeza” të buxhetit të shtetit.  
Category: Lajme | Views: 365 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz