Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka caktuar zotin Bjorn fon Sidov për raportues për Kosovën, në sesionin e saj të rregullt, të mbajtur prej 3-7 tetor. Sidov planifikon ta vizitoj Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore të Mitrovicës, prej 1 deri më 4 nëntor, ka njoftuar Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë. Është paralajmëruar se në fund të kësaj vizite ai do ta mbajë një konferencë për shtyp.
|