Ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it Andy Sparkes është ndaluar sot te barrikada në Zupcë, derisa ishte duke shkuar për të vizituar zyrtarët e EULEX-it në pikëkalimin 31. Sparkes iu tha përfaqësuesve lokal se largimi i postblloqeve është parakusht për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe se liria e lëvizjes duhet rivendosur. Ai po ashtu tha se ata të cilët i kanë vënë postblloqet tash duhet t’i largojnë ato. "Parandalimi i anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit që të lëvizin lirshëm nëpër Kosovën veriore nuk dërgon porosi të mirë tek vendet anëtare të BE-së, të cilat i kanë dhënë mandat EULEX-it dhe e përkrahin plotësisht misionin e tij”, ka thënë Sparkes "Bllokimi i Bashkimit Evropian është si bllokimi i të ardhmes së njerëzve tuaj. Ky veprim është në kundërshtim me aspiratat e komuniteteve me perspektivë të Bashkimit Evropian”.
|