SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 1:49 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 31 » Lidington: Nuk i zbusim kriteret për Serbinë
8:32 PM
Lidington: Nuk i zbusim kriteret për Serbinë
Shpresoj se në Serbi ekziston mirëkuptimi se të gjitha 27 shtetet anëtare të BE, me Britaninë e Madhe ndër të parat, janë të angazhuara për zgjerimin e BE-së në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Ne duam t’i shohim të gjitha vendet e rajonit si pjesë përbërëse të familjes evropiane, se kështu stabiliteti do të shtrihet edhe në pjesën ku konflikti është pjesë e kujtesës së kohëve të fundit, thotë ministri britanik për Evropën, David Lidington.

Në një shkrim autorial për ditoren Blic, Lidington thotë se qeveria britanike ka qëndrim të qartë se të gjitha shtetet duhet të përmbushin kriteret e njëjta teknike dhe politike.

"S’bëhet fjalë për kritere të reja të Komisionit Evropian për Serbinë. Por, nuk bëhet fjalë as për atë se kriteret ekzistuese do të zbuten”, shkruan Ldington.

Ai thotë se në Raportin e KE-së me të drejtë theksohet nevoja për të përmirësuar bashkëpunimin dhe rinisjen e dialogut me Kosovën.

"Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë thelbësore për funksionimin e BE-së. Dhe, ç’është më me rëndësi, normalizimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi më i mirë me Kosovën është thelbësor për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës, sidomos në veri”, shton ministri britanik.

"Prandaj, shtetet anëtare presin angazhimin konstruktiv të Serbisë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e pazgjidhura në Kosovë. Dialogu është e vetmja rrugë e mundshme para, dhe ai duhet të vazhdohet. Ne të gjithë kemi parë se çfarë mund të ndodhë kur dialogu ndërpritet. Është me rëndësi që ne të shohim përpjekje maksimale konstruktive në vazhdimin e këtij dialogu dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve konkrete në javët e ardhshme dhe më tutje. Kjo është në interes të njerëzve që jetojnë në Kosovë, në interes të Evropës dhe në interes të vetë Serbinë”. 

Category: Lajme | Views: 418 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz