Ratomir Bozovic nga Kosova, i cili dyshohet për vrasjen në Bërnjak të pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymber, "mohoi të ketë pasur gisht në vrasjen e tij, por që për hir të familjes, i është dashur të strehohet".
"Nuk kam asnjë lidhje me vdekjen e Zymberit, por më duhet të strehohem për faktin se unë dhe familja ime jemi në shënjestër. Ka filluar sërish sezoni i gjuetisë mbi serbët, kurse unë duhet te jem një prej trofeve”, citohet të ketë thënë Bozovic për të përditshmen serbe "Vecernje Novosti”, transmeton Rel.
Ministri britanik për çështje evropiane, David Lidington dhe kreu i delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanovic, pritet të diskutojnë të martën lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Në kumtesën e Qeverisë së Serbisë thuhet se Stefanovic dhe Lidington do të bisedojnë në Beograd për situatën aktuale në Jarinë dhe Bërnjak, si dhe për modalitetet e mundshme për tejkalimin e krizës. Më tej në komunikatë thuhet se do të diskutohet edhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, transmetojnë mediat.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk kanë asgjë personale me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili vazhdimisht është duke u kritikuar nga kjo lëvizje.
Në një intervistë për Epokën e Re, Konjufca ka thënë se të gjitha kritikat kanë të bëjnë me konceptet politike e jo me inate personale.
"Sa i përket kryeministrit Thaçi, ne nuk kemi personale me të, përpos konceptuale. VV është kundër koncepteve politike të tij, duke fillu
... Read more »
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se trupi i pajetë i kosovares, Zykije Bytyçi, e cila u vra në një sulm terrorist në Kabul të Afganistanit, tashmë gjendet në bazën ajrore në Dover të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga MPJ thonë se ende nuk dihet se kur do të niset trupi i së ndjerës për varrim në Kosovë.
Ndërkohë, Ambasada e Kosovës në Ankara të Turqisë, ka kontaktuar me kompaninë për të cilën ka punuar e ndjera Bytyçi, me ç’rast edhe zyrtarë të kompanisë
... Read more »
New york, 31 tetor - Në rajonin verilindor të Shteteve të Bashkuara gjatë fundjavës pati stuhi bore të jashtëzakonshme për tetorin. Sot, pas stuhisë, e cila shkaktoi 5 të vdekur, mbi 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa drita, raporton VoA.
Të dielën ra borë që arriti trashësinë e 76 centimetrave në disa zona, duke shkaktuar rënien e degëve të pemëve ende me gjethet shumëngjyrëshe të vjeshtës dhe duke këputur telat e elektrikut. Stuhia shënoi rekorde për sasinë e borës së rënë në mu
... Read more »
Prishtinë, 31 tetor – Në përputhje me Ligjin për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave në bashkëpronësi, Komuna e Prishtinës këto ditë është duke zhvilluar takime me banorët të lagjeve të ndryshme të kryeqytetit, shkruan Koha Ditore. Formimi i këtyre këshillave shtëpiake, sipas banorëve, por edhe sipas zyrtarëve komunalë, ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve, të cilët duke bashkëpunuar me institucionet e vendit, e posaçërisht me ato të sigurisë, të mënjanohen disa dukuri negative që e kanë kapluar shoqërinë, në veçanti një pjesë të rinisë.... Read more »
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka caktuar zotin Bjorn fon Sidov për raportues për Kosovën, në sesionin e saj të rregullt, të mbajtur prej 3-7 tetor.
Sidov planifikon ta vizitoj Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore të Mitrovicës, prej 1 deri më 4 nëntor, ka njoftuar Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Është paralajmëruar se në fund të kësaj vizite ai do ta mbajë një konferencë për shtyp.
Me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ligjvënësit kosovarë pritet që në një nga seancat e radhës në Kuvendin e Kosovës, të shtrojnë për debat raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian. Partia inicuese e këtij debati, pret që Kuvendi t’i potencojë të gjitha sfidat që i përmban raporti i fundit i progresit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë për REL se nga debati nuk pret ndonjë vendim që do të ndikojë ndopak në përmbushjen e sfidave në këtë raport, por ai pret që të paktën opinioni të njihet me vlerësimet që i bën Komisioni Evropian përparimit në Kosovë.
KFOR ka bërë të ditur se korsitë e hapura në Mitrovicë dhe Leposaviq, të cilat çojnë drejt vendkalimit kufitar në Jarinë, nuk janë hapur sa duhet për kalimin e automjeteve të rënda. "Kjo do të thotë se KFOR-i nuk do të mund t’i furnizojë apo bartë trupat në ato pjesë”.
"Kjo është në kundërshtim me njoftimin e përfaqësuesve të katër komunave, të cilët thonë se kanë mundësuar lirinë e lëvizjes së plotë, që nga e mërkura e kaluar. Ne kemi nevojë për liri të pakushtëzuar të lëvizjes për të gjithë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin.
Kryeministri Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat për kthimin e ligjit të mbetjeve, u shpreh se mazhoranca do të trajtojë në mënyrë kushtetuese cdo qëndrim që mbahet ndaj ligjeve.