Ministri britanik për çështje evropiane, David Lidington dhe kreu i delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanovic, pritet të diskutojnë të martën lidhur me situatën në veri të Kosovës. Në kumtesën e Qeverisë së Serbisë thuhet se Stefanovic dhe Lidington do të bisedojnë në Beograd për situatën aktuale në Jarinë dhe Bërnjak, si dhe për modalitetet e mundshme për tejkalimin e krizës. Më tej në komunikatë thuhet se do të diskutohet edhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, transmetojnë mediat.
|