SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:42 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » S’kemi asgjë kundër Thaçit, por kundër koncepteve
4:08 PM
S’kemi asgjë kundër Thaçit, por kundër koncepteve
Foto: ArkivNënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk kanë asgjë personale me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili vazhdimisht është duke u kritikuar nga kjo lëvizje.

Në një intervistë për Epokën e Re, Konjufca ka thënë se të gjitha kritikat kanë të bëjnë me konceptet politike e jo me inate personale.

"Sa i përket kryeministrit Thaçi, ne nuk kemi personale me të, përpos konceptuale. VV është kundër koncepteve politike të tij, duke filluar nga Rambujeja, çarmatimit i UÇK-së, tash së fundmi negociatat me Serbinë, të cilat mendojmë se janë të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se kjo lëvizje nga themelimi i ka kritikuar partitë në pushtet.

Konjufca e ka akuzuar kryeministrin Thaçi, i cili sipas tij, është duke e personalizuar çdo gjë, duke përfshirë edhe çështjen e veriut.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, gjendja në veri është duke u përkeqësuar dita-ditës, pavarësisht pranisë së KFOR-it. Ai ka thënë se integrimit i veriut nuk mund të bëhet me EULEX-in apo KFOR-in, por duke bashkëpunuar me disa shtete mike të cilat e përkrahin fuqishëm integritetin territorial të Kosovës.

Konjufca gjithashtu ka akuzuar edhe partitë opozitare, që sipas tij, po bëhen "argate” të Qeverisë sa i përket veriut dhe dialogut me Serbinë.

Ai i ka komentuar edhe deklaratat e ambasadorit francez Jean Francois Fitou drejtuar Vetëvendosjes, duke i konsideruar si personale.

Ndërkohë, ka folur edhe për mospajtimet e deputetes Alma Lama karshi politikave vendimmarrëse të kësaj lëvizje.

"Deputetja Alma Lama nuk është pjesë e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk mund të jetë pjesë e vendimmarrjes në parti, ashtu sikurse nuk mund të jem as unë sepse jam vetëm deputet. Kështu thotë statusi i kësaj lëvizje për të cilin jemi pajtuar që të gjithë. Alma është shumë pak pjesë e diskutimeve në lëvizje... Kritika mund të ketë brenda VV-së dhe të cilat ia themi njëri-tjetrit, por duke mos dashur të bëjnë karrierë mediale nëpërmjet këtij mjeti”.

Category: Lajme | Views: 426 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz