SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 12:18 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » Prishtina themelon këshillat shtëpiake nëpër banesat kolektive në kryeqytet
1:53 AM
Prishtina themelon këshillat shtëpiake nëpër banesat kolektive në kryeqytet

Prishtinë, 31 tetor – Në përputhje me Ligjin për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave në bashkëpronësi, Komuna e Prishtinës këto ditë është duke zhvilluar takime me banorët të lagjeve të ndryshme të kryeqytetit, shkruan Koha Ditore. Formimi i këtyre këshillave shtëpiake, sipas banorëve, por edhe sipas zyrtarëve komunalë, ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve, të cilët duke bashkëpunuar me institucionet e vendit, e posaçërisht me ato të sigurisë, të mënjanohen disa dukuri negative që e kanë kapluar shoqërinë, në veçanti një pjesë të rinisë. 


Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, Agim Gashi, ka theksuar se deri tashti në krejt kryeqytetin janë themeluar 90 këshilla bashkiake, kurse është duke u punuar të themelohen edhe këshilla të tjera. 

"Brenda 4-5 muajve në kryeqytet janë formuar 90 këshilla shtëpiake, kurse Komuna nëpërmjet emërimit edhe të një zyrtari, është duke u përpjekur që aktiviteti të zgjerohet. Aktualisht jemi të përqendruar për formimin e këtyre këshillave në pjesën e vjetër të qytetit, mirëpo do të insistojmë që ato t’i themelojmë edhe në ndërtesat e reja”, ka thënë Gashi, sipas të cilit këshillat do të jenë shtylla komunikuese ndërmjet banorëve me komunën e policinë. Gashi ka theksuar se themelimi i këtyre këshillave është obligim ligjor dhe se për këtë Komuna ka nxjerrë edhe një vendim të posaçëm. Këtë njoftim Gashi e ka paraqitur edhe në mbledhjen e këshillit lokal të sigurisë në bashkësi, javën e shkuar, pas shfaqjes së brendës nga anëtari i KLSB-së, Shefqet Sylejmani, i cili ka konstatuar se dukuritë më devijuese të një pjese të rinisë janë duke u bërë në hapësirat e ndërtesave kolektive, përfshirë këtu edhe podrumet dhe korridoret e errëta të tyre. 

 Formimin e këshillave shtëpiake, si dhe disa organizmave të tjerë më të gjerë se këshillat, e kanë konfirmuar të dielën edhe banorët e lagjes "Qendra” në kryeqytet, por ata kanë shfaqur drojën se formimi i tyre për më tepër se për banorët është duke u bërë që pushtetarët t’i kryejnë obligimet ligjore. 

Përfaqësuesi i këshillave shtëpiake për ndërtesat përgjatë rrugëve "Rexhep Luci” dhe "Hajdar Dushi”,  Mentor Dobruna, ka thënë të dielën se ai dhe banorët janë të interesuar që me këto këshilla të kryhen punë praktike e të mos jenë të formuara vetëm pse komuna e ka obligim ligjor për t’i themeluar ato. 

"Organet komunale nuk i zbatojnë ligjet dhe rregulloret. Nëse komunarët e bëjnë këtë vetëm sa për të thënë, atëherë nuk do të jetë mirë”, ka thënë Dobruna. Ai ka thënë se këshillat kanë mbajtur edhe mbledhje të përbashkëta për t’i organizuar strukturat dhe për t’i shpërfaqur problemet që aktualisht janë duke i shqetësuar banorët. Në kuadër të këtyre strukturave që vertikalisht lidhen njëra me tjetrën, është edhe administratori i Këshillit bashkiak. Kryetari i këtij Këshilli bashkiak të lagjes "Qendra”,  Shaban Kelmendi, ka thënë se themelimi i këtyre organeve në bazë të ligjit është i mirëseardhur, por edhe ky shfaq frikën se ato nuk do të përfillen. 

"Në Këshillin tonë bashkiak janë themeluar të gjitha strukturat e parapara sipas ligjit, por që në fillim komuna nuk është duke e kryer punën që i takon sipas ligjit”, ka thënë Kelmendi, sipas të cilit as për së afërmi nuk janë zbatuar pikat e ligjit, siç janë ato të nenit 11, ku parashihet që të shpërndahen doracakë, material trajnimi etj., të cilat do t’u shërbenin përfaqësuesve dhe banorëve për të funksionuar.  

Kelmendi ka treguar se në lagjen "Qendra” janë themeluar gjithsej 66 këshilla shtëpiake dhe se secili këshill shtëpiak përbëhet nga 3 anëtarë. Po kështu ka treguar se Bashkësia e pronarëve i ka 96 anëtarë, kurse Këshilli administrues, ku ai është kryetar, i ka 11 anëtarë.  

"Detyrë e të gjitha këtyre organizmave është që t’i realizojnë kërkesat e banorëve, duke i përcjellë ato në organet përkatëse, të thirrura për zgjidhjen e problemeve”, ka theksuar Kelmendi, teksa ka treguar se nëpërmjet tyre synohet të arrihet që të ruhet pronësia e përbashkët, siç janë gjelbërimi, hapësirat përreth ndërtesave, vendparkimet, trotuaret, shtigjet për lëvizje të lirë, etj. 

Category: Lajme | Views: 400 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz