Prishtinë, 1 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot anëtaren e Parlamentit Evropian, miken e Kosovës, Doris Pack.
Duke shprehur vendosmërinë e plotë për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, veçanërisht në pjesën veriore të vendit,
... Read more »
Prishtinë, 1 nëntor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku sot do të marrë pjesë në Konferencën për Politikat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që mbahet në Berlin, njoftoi kjo ministri përmes një komunikate.
Konferenca organizohet nga Instituti gjerman për Marrëdhënie ndërkomb
... Read more »
Prishtinë, 1 nëntor - Ka filluar sot ndërrimi i targave ilegale të automjeteve, që lëshoheshin në emër të ish –Jugosllavisë nga Serbia, për pronarët me banim në Kosovë, me ato të Republikës së Kosovës, RKS ose KS. Afati për ndërrimin e tyre do të zgjasë deri më 31 dhjetor.
Istog, 1 nëntor- Zëvendëskryeministri i vendit dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi së bashku më shefin e Komponentës së Drejtësisë në EULEX Silvio Bogfil, të martën, kanë vizituar ambientet e brendshme të Qendrës Korrektuese në Dubravë të Istogut. "Unë këtu jam me qëllim që t’ i shohim të arriturat dhe sfidat që kemi në mënyrë që të bëjmë një vizion të përbashkët për përmirësimin e kushteve edhe më të mira ”, ka thënë ministri Kuçi. Ai në këtë rast ka kërkuar nga drejtuesit e këtij institucioni shtetëror që ta zbatojnë ligjin, ndërsa të mos bëjnë shkelje të të drejtave të njeriut”, ka thënë me këtë rast Hajredin Kuçi. ... Read more »
Google ka lëshuar versionin e ri të shërbimit të saj Google Reader, i cili tashmë duket krejtësisht ndryshe, dhe ofron një integrim më të thellë me Google+.
Në dizajnin e ri të Google Reader vërehen ndryshime radikale në ndërfaqen e shërbimit, i cili i ngjan shumë shërbimeve tjera si Google Calendar dhe Gmail, i cili ishte lansuar më herët.
Njëri prej ndryshimeve më të mëdha në Google+ është shtesa e rrjetit social, Google+, eliminimi i butonit Like dhe shtesa e opsionit +1, si dhe opsionet tje
... Read more »
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të martën anëtaren e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ndërsa me këtë rast eurodeputetja u shpreh se veriu është pjesë e pandashme e Kosovës dhe se barrikadat janë formë jodemokratike e protestës.
Në njoftimin për media thuhet se temë kryesore e takimit ishte aktualiteti politik në Kosovë,vendosja e plotë e sundimit të rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës.
Thaçi në takimin me anëtaren e Parlamentit Evropian, Doris Pack, hodhi posh
... Read more »
Pesëmbëdhjetë, nga njëzet kamionët e kompanisë "Eurokop” nga Rashka, që i kishte sekuestruar Policia e Kosovës në fund të shtatorit, i janë kthyer pronarit, ka deklaruar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti. Sipas medieve serbe, kamionët janë "liruar” meqë në raportin e Interpolit është dëshmuar se dokumentacioni i tyre ishte në rregull, për çka dyshohej.
Kamionët që mbaheshin në terminalin doganor në pjesën jugore të Mitrovicës nga 21 shtatori, e kanë lëshuar territorin e Kosovës përmes pikëkalimit kufitar me Malin e Zi, Kullë.