Istog, 1 nëntor- Zëvendëskryeministri i vendit dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi së bashku më shefin e Komponentës së Drejtësisë në EULEX Silvio Bogfil, të martën, kanë vizituar ambientet e brendshme të Qendrës Korrektuese në Dubravë të Istogut. "Unë këtu jam me qëllim që t’ i shohim të arriturat dhe sfidat që kemi në mënyrë që të bëjmë një vizion të përbashkët për përmirësimin e kushteve edhe më të mira ”, ka thënë ministri Kuçi. Ai në këtë rast ka kërkuar nga drejtuesit e këtij institucioni shtetëror që ta zbatojnë ligjin, ndërsa të mos bëjnë shkelje të të drejtave të njeriut”, ka thënë me këtë rast Hajredin Kuçi.
Silvio Bogfili ka thënë se ”ndihet i kënaqur që sot jam këtu për të dhënë përkushtimin tonë për ta përmirësuar gjendjen e përgjithshme”.
|