Prishtinë, 1 nëntor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku sot do të marrë pjesë në Konferencën për Politikat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që mbahet në Berlin, njoftoi kjo ministri përmes një komunikate.
Konferenca organizohet nga Instituti gjerman për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri. Gjatë vizitës ministrja Çitaku do të realizojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Qeverisë gjermane.
|