Main » 2011»November»1 » Prokuroria: Burg përjetë për Pinarin, Minxhollin e Delijorgjin
5:34 PM
Prokuroria: Burg përjetë për Pinarin, Minxhollin e Delijorgjin
Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për të pandehurit Ylli Pinari, Dritan Minxhollin dhe Mihal Delijorgjin.
Prokuroria në pretencën e saj në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, kërkoi 23 vite burg për të pandehurin Sokol Gjeci, 7 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë për të pandehurin Ardian Mullai, 8 vjet burg dhe 2 milionë lekë gjobë për Shkëlzen Madanin, 8 vjet burg për të pandehurit Luan Hoxha e Shpëtim Spahiu,14 vjet burg për Armand Tartarin, 6 vjet burg për Zija Bajën, 4 vjet burg për Agim Lalën e Ilmi Lacajn, 3 vjet burg dhe 400 mijë lekë gjobë për Ndue Markun dhe 4 vjet burg për Agim Babameton e Rezart Tërshanën.
Po ashtu prokuroria kërkoi edhe vendosjen e 75 milionë lekë gjobë, kompanisë "Alba Demil". Avokatët e Delijorgjit dhe Pinarit kërkuan dy muaj kohë për mbrojtjen.