Prishtinë, 1 nëntor - Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë pritur një delegacion shumanëtarësh të British Council , i përbërë nga intelektualë, studiues dhe përfaqësues të mekanizmave joqeveritar me ndikim, kryesisht nga pesë vendet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka vizituar të martën veriun e Mitrovicës, ndërkaq mbi urën e lumit Ibër që ndan qytetin ka mbajtur një konferencë për shtyp.
Eurodeputetja, tha se edhe veriu i Kosovës, është pjesë e Kosovës dhe barrikadat e vëna atje janë bërë nga disa kriminelë të cilët e duan paranë më shumë sesa stabilitetin.
Packa tha se ata që po krijojnë një situatë të ti
... Read more »
Pejë, 1 nëntor - Rreth 800 mijë euro do të kushtojë ndërtimi i objektit të ri të Prokurorisë Publike në Pejë. Këtë vlerë mjetesh e premtoi ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ditën e martë në Pejë. Ministri Yagcilar me kryetarin e Pejës, Ali Berisha, me bashkëpunëtorët të martën kanë dalë në vendin e punimeve të objektit të Prokurorisë Publike, me ç’rast kanë premtuar se ato procedura, të cilat kanë penguar vazhdimin e punimeve, do të mënjanohen. Ministri Jagcilar, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt të rëndësish
... Read more »
Prishtinë, 1 nëntor - Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa ka pritur në takim komandantin e Forcës se Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Sylejman Selimi.
Në këtë takim u diskutua për ngritjen dhe zhvillimin e Forcës se Sigurisë së Kosovës,
... Read more »
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka pritur në takim komandantin e Forcës se Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi. Në këtë takim u tha se Forca e Sigurisë së Kosovës, do të jetë në gjendje që mbi supet e saja të marrë sigurinë e vendit dhe misionet e ndryshme jashtë vendit.
Mustafa përgëzoi komandantin e FSK-së për punën që ka bërë dhe shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e tij që kjo forcë të zhvillohet dhe ndërtohet sipas standardeve të NATO-së.
Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi u takua të martën me një delegacion me anëtarë nga pesë shtete të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën. Me këtë rast, ambasadori Alexandros Mallias nga Greqia tha se të gjithë e dinë se Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim prapa.
Krasniqi, theksoi se Republikën e Kosovës, e cila ka reflektuar stabilitet në rajon, tashmë e kanë njohur 85 shtete, ndërsa mosnjohja e pavarësisë nga 5 shtete të BE-së, vështirëson procesin drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.
Prizren, 1 nëntor - Koalicioni ad-hoc i OJQ-ve në Mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në lidhje me projekt-ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Në konferencë edhe një herë u rikujtua se shoqëria civile dhe qytetarët e Prizrenit nga viti 2009 janë duke i artikuluar pakënaqësitë e tyre në lidhje me procesin e hartimit dhe miratimit eventual të projekt-ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, të sponsoruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe aktualisht në procedurë të shqyrtimit parlamentar.
Prishtinë, 1 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u takua sot me një delegacion, i cili përbëhej nga 20 anëtarë nga pesë shtete të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Vizita e këtij delegacioni , kryesohej nga Ignacio Molina nga Spanja, ndërsa ishte organizuar nga "British Council". Në përbërje të delegacionit ishin edhe Sanuel Arbe nga Sllovakia, Marian Chiriac nga Rumania, Ahmet Sözen nga Qiproja etj. Në fjalën e tij, kryekuvendari Krasniqi i bëri një vështrim të gjerë sfidave të Kosovës dhe rezultateve të arritura që nga Pavarësia e deri në ditët e sotme. Ai theksoi se Republikën e Kosovës, e cila ka reflektuar stabilitet në Rajon, tashmë e kanë njohur 85 shtete , ndërsa mosnjohja e pava
... Read more »
Beograd, 1 nëntor - Serbia është në vendin e katërt me konsumimin të alkoolit në Evropë. Çdo i gjashti banor i Serbisë është alkoolist ndërsa 5 për qind e popullatës është shumë e varur nga alkooli, shkruan "Blic”. Alkooli në Serbi fillohet të pihet që nga mosha 13, 5 vjet e çdo i katërti në shkollë të mesme që nga mosha 16 vjeçare konsumon rregullisht alkool.