SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 12:14 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » Delegacioni i British Council në Kuvendin e Kosovës
7:06 PM
Delegacioni i British Council në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 1 nëntor - Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë pritur një delegacion shumanëtarësh të  British Council , i përbërë nga intelektualë, studiues dhe përfaqësues të mekanizmave joqeveritar me ndikim, kryesisht nga pesë vendet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. 

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, i cili e ka drejtuar takimin, ka falënderuar pjesëtarët e delegacionit të British Council  për vizitën dhe për përpjekjet serioze të tyre për të mbledhur fakte për Kosovën e pavarur dhe për t’i prezantuar ata para qeverive dhe opinionit publik të këtyre vendeve, për t’ua bërë të qartë zhvillimet shtetformuese në Kosovë dhe të ndikojnë që sa më parë të njihet shteti i pavarur i Kosovës. "Mosnjohja nga pesë vende të BE-së po e inkurajon Serbinë për të vazhduar politikën e saj rrënuese ndaj Kosovës”, ka theksuar Kurti, i cili u ka garantuar mysafirëve për vullnetin e fortë të qytetarëve të Kosovës për integrime evropiane dhe për gatishmërinë për t’i plotësuar standardet e nevojshme për këto integrime. Ai ka pohuar se Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme për pavarësinë e saj, siç ishte Plani i Ahtisarit, duke theksuar se populli i Kosovës nuk do të pranojë kompromise të tjera për sovranitetin dhe tërësinë territoriale.

"Në kohën kur Evropa gjerësisht po integrohet, për Kosovën na propozohen projekte të reja dezintegruese si "Ahtisari +” që për të ardhmen demokratike të vendit përkthehet si "Ahtisari –", ka theksuar nënkryetari i Komisionit, Hydajet Hyseni. Ai ka theksuar se në Serbi jetojnë më shumë shqiptarë se sa jetojnë serbë në Kosovë, prandaj e ka vlerësuar si të dobishme garën ndërmjet dy vendeve për të drejta dhe prosperim të gjithanshëm të komuniteteve pakicë.

Skender Hyseni ka kërkuar nga pjesëtarët e delegacionit të British Council që të ndikojnë tek qeveritë e vendeve të tyre që sa më parë ta njohin Kosovën. Ai u ka përkujtuar mysafirëve se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare, se nuk e ka shkelur Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe se nuk e ka shkelur Kornizën Kushtetuese , të nënshkruar nga Sekretari  i Përgjithshëm i organizatës botërore. Ai është shprehur i bindur se duke qenë Kosova rast sui generis në të drejtën ndërkombëtare, nuk ka se si të bëhet precedent për raste të tjera.

Edhe përfaqësuesit e British Council që e kanë marrë fjalën në këtë takim si: ish-ambassadori grek, Alexandros Mallias, Ignacio Molina, analist i Institutit mbretëror për studime ndërkombëtare strategjike në Madrit dhe Prof.dr. Ahmet Sözen, nga Famagusta e pjesës veriore të Qipros, janë shprehur në të mirë të njohjes sa më parë të Kosovës nga vendet e tyre dhe vendet e tjera të BE-së,  si investimin më të mirë për paqe dhe stabilitetit të rajonit, por edhe si parakusht për prosperim të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata kanë premtuar se do të vazhdojnë të jenë avokatë të pavarësisë së Kosovës para opinionit publik dhe qeverive të vendeve të tyre.

Category: Lajme | Views: 407 | Added by: Sds506 | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz