SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:38 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » OJQ-të këmbëngulëse kundër projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit
5:59 PM
OJQ-të këmbëngulëse kundër projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit
Prizren, 1 nëntor - Koalicioni ad-hoc i OJQ-ve në Mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në lidhje me projekt-ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Në konferencë edhe një herë u rikujtua se shoqëria civile dhe qytetarët e Prizrenit nga viti 2009 janë duke i artikuluar pakënaqësitë e tyre në lidhje me procesin e hartimit dhe miratimit eventual të projekt-ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, të sponsoruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe aktualisht në procedurë të shqyrtimit parlamentar. 

OJQ-të EC Ma Ndryshe, Fondacioni për Trashëgimi Kulturore, Forumi për Trashëgimi Kulturore, Academy for Training and Technical Assistance, N’GO, Instituti Demokratik i Kosovës – dega në Prizren, GreenArt, X40, EUIRC, Ura e Artit, Durmish Asllano, ICEC, Old timer Club Prizren, Shoqata e Bjeshkatarëve Sharri, sot kanë prezantuar përpjekjet e deritanishme për të kundërshtuar hartimin e projekt-ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Përfaqësuesit e tyre rikujtuan reagimet përmes mbledhjeve, letrave drejtuar institucioneve përkatëse, deklaratave, kurse para rreth dy muajsh edhe një peticion të qytetarëve të Prizrenit, me mbi 10.000 nënshkrime për të kundërshtuar projekt-ligjin. 

Koalicioni ad-hoc i OJQ-ve në Mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit prezantoi argumentet për shkelje të Kushtetutës së Kosovës, Planit të Ahtisaarit, ligjeve të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore dhe planifikimit hapësinor. Në aneksin e pestë të Pakos së Ahtisaarit, i cili flet për "trashëgiminë fetare dhe kulturore”, në nenin 4 mbi "zonat e mbrojtura”, paragrafi 4.1.7. e obligon Komunën e Prizrenit që të themelojë zonën e veçantë për Qendrën Historike të Prizrenit. Përpjekja e qeverisë së Kosovës që përmes një ligji qendror dhe duke e përjashtuar komunën e Prizrenit të themelojë Qendrën Historike është në kundërshtim me Planin e Ahtisaarit. Për më tepër, ky projekt-ligj shkel kushtetutën e Kosovës në tri pika të ndjieshme: laiciteti, neutraliteti i çështjeve fetare dhe diskriminimi. Neni 8 i Kushtetutës e definon Kosovën shtet laik. Komiteti për Trashëgimi Kulturore, që parashihet me këtë projekt-ligj, do të ketë tre anëtarë nga bashkësitë fetare, duke i kamufluar ata si përfaqësues të shoqërisë civile. I njëjti nen i Kushtetutës e definon Kosovën si neutral në çështjet e besimeve fetare. Përmes Komitetit për Trashëgimi Kulturore, bashkësitë fetare do të inkuadrohen në ushtrimin e pushtetit publik. Ndërsa, në këtë Komitet do të jenë të përfaqësuara vetëm tri bashkësi fetare, derisa në Prizren ekzistojnë edhe komunitete të tjera fetare, me ç’rast mospërfshirja e tyre paraqet diskriminim, dhe shkelje e parimeve kushtetuese të mosdiskriminimit. 

Përveç këtyre shkeljeve, gjatë konferencës u prezantuan edhe argumentet për dyfishime ligjore dhe institucionale që do të sjellë projekt-ligji për Qendrën Historike të Prizrenit. 

Zyra Civile Ndërkombëtare dhe udhëheqësi i kësaj zyre, Peter Faith, aktivisht dhe publikisht avokojnë për nevojën për një ligj për Qendrën Historike të Prizrenit, duke i nxitur institucionet shtetërore të hartojnë dhe miratojnë sa më parë këtë ligj, edhe pse kjo praktikë është në kundërshtim me Planin e Ahtisaarit. Përfaqësuesit e OJQ-ve që kundërshtojnë ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, në reagimin e tyre theksojnë se nën presionin e ICO, MMPH ka zhvilluar konsultime publike për projekt-ligjin, e ka proceduar atë në Kuvendin e Kosovës për miratim. Kuvendi i Kosovës e ka refuzuar projekt-ligjin në lexim të parë dhe e ka kthyer në qeveri, ndërsa kjo e fundit pas një jave e ka ridërguar projekt-ligjin në Kuvend, pa ndryshuar as edhe një fjalë në përmbajtjen e tij. Në shqyrtimin aktual të projekt-ligjit, Komisioni parlamentar për Planifikim Hapësinor për herë të dytë, dhe përsëri unanimisht, ka vendosur për kthimin e projekt-ligjit në qeveri, derisa Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Peticione ka artikuluar argumentet për shkelje kushtetuese të këtij projekt-ligji. Dhe derisa projekt-ligji gjendet në shqyrtim parlamentar, MMPH tenton të improvizojë konsultime publike për projekt-ligjin. 

Koalicioni ad-hoc i OJQ-ve në mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit ka propozuar ndër të tjera këta hapa konkretë për dalje nga kjo situatë: Të hidhet poshtë projekt-ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, ministri i Kulturës, me kërkesë të komunës së Prizrenit, të shpallë mbrojtjen e përkohshme të Qendrës Historike të Prizrenit, gjatë periudhës njëvjeçare të mbrojtjes së përkohshme, komuna e Prizrenit, në përputhje me obligimin që del nga Pakoje Ahtisaarit, të iniciojë procesin e themelimit të Qendrës Historike të Prizrenit

Në rast se nuk do të merret parasysh vullneti i qytetarëve të Prizrenit, OJQ-të e Prizrenit kanë paralajmëruar edhe veprime të tjera. Nëse projekt-ligji miratohet në Kuvendin e Kosovës, OJQ-të do ta dërgojnë atë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e protestave qytetare
Category: Lajme | Views: 483 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz