"Ekziston rreziku që ndryshimi i kufijve të Kosovës do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkan”, shkruan gazeta amerikane Wall Street Journal.
Evropa dhe SHBA me vite nuk kanë shprehur vullnet për të shqyrtuar ridefinimin e kufijve në Ballkan, për shkak të rrezikut nga konfliktet etnike dhe gjakderdhja. Mirëpo, kontesti i fundit midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë ka zbutur rezistencën e bashkësisë ndërkombëtare rreth kësaj ideje.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli është duke vazhduar përpjekjet për lirimin e pilotit kosovar, James Berisha, thuhet në njoftim të Zyrës së Pacollit.
Në njoftim thuhet se pas takimit me presidentin e Eritreas në New York, dhe këshilltarin e presidentit, i cili erdhi në Prishtinë, zëvendëskryeministri Pacolli është duke planifikuar një udhëtim në këtë shtet afrikan, për të përmbushur misionin e lirimit të Berishës.
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dënoi ashpër sulmin ndaj ekipit televiziv të RTV Iliria, duke konsideruar se çdo veprim i tillë është ndërhyrje direkte në punën e gazetarëve, gazetarinë e pavarur dhe lirinë e shprehjes.
"Të martën, rreth orës 15:00, derisa po xhironin takimin mes Bordit Drejtues të kompanise rajonale të ujërave ‘Hidromorava’ dhe udhëheqësve të sindikatës së kësaj kompanie, njësia në Viti, punëtorët e së cilës kanë filluar një grevë për shkak të pagave, nga ana e Drejtorit të Bordit Drejt
... Read more »
Dje në mëngjes banorët e Zvicrës zbuluan me trishtim rastin e fshatit Lucens, ku disa kosovarë ishin përfshirë në një konflikt edhe me armë zjarri. Shtypi zviceran (për disa në faqe të parë) përshkruan këtë ngjarje, duke treguar së dy klane kosovare janë përleshur me armë zjarri në mes të rrugës.
Një shkëmbim zjarri shpërtheu natën e së hënës në Lucens (VD), duke plagosur rëndë një nga protagonistët. I plagosuri, kosovari 30- vjeçar, është goditur me një plumb në gjoks dhe është transportuar në Spitalin Universitar të Lozanës. Ndërsa, katër burra kosovarë të përfshirë po në këtë përleshje, të moshës 22-34 vjeç,
... Read more »
Ministri britanik për çështje evropiane, David Lidington, ka thënë se për vazhdimin e integrimeve evropiane të Serbisë, rëndësi primare ka dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
"Vazhdimi i dialogut dhe zhvillimi i mëtejshëm i tij janë prioritete absolute", ka thënë ai për mediat e Beogradit, duke shtuar se dialogu duhet të rinisur sa më shpejt të jetë e mundur.
Kreu i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic, tha se pret që të rinisë shpejtë dialogu me Prishtinë, ndërsa ka thënë se është i papranueshëm kushtëzimi që për fitimin e statusit të kandidatit të Serbisë në BE, të eliminohen strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës.
"Natyrisht, kjo nuk është e pranueshme”, ka thënë Stefanovic në një intervistë për të përditshmen gjermane Tageszeitung.
Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) janë të gatshëm që t’i bashkohen partisë amë, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nëse për këtë ekziston vullneti te kjo e fundit.
Udhëheqësit e lartë të kësaj partie pas dështimit për të kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit, kanë nisur të zhvillojnë takime me degët dhe nëndegët, për të parë nga afër qëndrimin e anëtarësisë për gjendjen politike në vend.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës mbi situatën në Kosovë, Bjorn von Sydow.
Jahjaga e njoftoi bashkëbiseduesin e saj me zhvillimet në vend. Ajo tha se Kosova synon përmbushjen e të gjitha standardeve për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare e rajonale.
Prishtinë, 1 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur të martën në takim anëtaren e Parlamentit Evropian, znj.Doris Pack.
Në këtë takim ndër tjera është biseduar për zhvillimet e fundit në arenën politike dhe në situatën e përgjithshme në K
... Read more »