Prishtinë, 1 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur të martën në takim anëtaren e Parlamentit Evropian, znj.Doris Pack.
Në këtë takim ndër tjera është biseduar për zhvillimet e fundit në arenën politike dhe në situatën e përgjithshme në Kosovë. Njëherësh është theksuar përkrahja e vazhdueshme nga ana e znj.Pack lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Mustafa shprehu mirënjohjen e thellë në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës për përkrahjen dhe ndihmën që znj. Pack gjithnjë ka ofruar për vendin tonë dhe për proceset reformuese.
|