Kosova dhe Serbia kanë angazhuar kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të fituar sa më shumë përkrahje atje. Prishtina ka angazhuar "Paton Boogs LLP”, pjesë e të cilës është edhe Ambasadori Frank Wisner. E Beogradi po paguan kompaninë e ish-shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë, John Podesta.
Pavarësisht se në kompanitë e lobimit mund të gjenden miq të njërës apo tjetrës palë, për çështjen e lobimit duhet të paguajnë edhe Prishtina edhe Beogradi.
Behgjet Pacolli e ka lidhur fatin e qëndrimit në Qeveri me mënyrën se si do të privatizohet gjiganti metalurgjik "Trepça”. Për këtë e ka informuar edhe zyrtarisht kryeministrin Hashim Thaçi.
Disa muaj më parë, kur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, kishte provuar të kalonte në Qeveri një ligj për transformimin e pjesshëm të "Trepçës”, kryeministri i kishte thënë se duhej bërë disa konsultime shtesë. Dhe, nuk ka pasur një herë të dytë për ta kaluar ligjin. Mënyra se si parashihte PDK-ja të bënte këtë transformim nuk është e njëjta me atë të KKR-së, subjekt politik që e drejton Pacolli, prandaj kalimi i ligjit do t’ia humbiste Th
... Read more »
"Baza e programit qeverisës dhe jo thjesht një pamflet elektoral”. Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës Edi Rama në një intervistë për Top-Channel, programin e Partisë Socialiste të publikuar të enjten dhe të titulluar "Rilindja Shqiptare”. Edi Rama thotë se taksimi progresiv nuk do të cënojë biznesin.
"Nga muaji maj vazhdimisht kërkojmë ndihmë nga Beogradi dhe askush nuk na vjen. Ishte në dhjetor, kur pati përmbytje... E falënderoj, por le të vijë tashti, kjo është shumë më keq se përmbytja”!
Se situata është shumë e keqe dëshmon edhe fakti se prindërit kanë vendosur të mos i dë
... Read more »
4 nëntor – Serbë nga veriu i Kosovës sot rreth orës 16:30 kanë përfunduar me përforcimin e barrikadës rreth 5 metra të lartë, që e kanë vendosur te pikalimi kufitar Bërnjak, në rrugën Zubin Potok – Ribariq, nga ana e territorit serb.
Barrikada është vendosur vetëm disa metra nga vendi ku
... Read more »
Prishtinë, 4 nëntor- I pari i vendit gjatë vizitave jashtë shtetit ka marrë dyfishin e mëditjeve të përcaktuara me Rregulloren e Ministrisë së Financave. Kryeministrit i është lejuar të bëjë shpenzime të pakufizuara. Ndërsa ministrit të Jashtëm i është dhënë e drejta për t’i tejkaluar shpenzimet e reprezentacionit. Krejt kjo në emër "të interesit të shtetit”.
Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka arrestuar 12 persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale mashtrim (neni 261) dhe shpërdorim i pozitës zyrtare (neni 339).
Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar me autorizimin e Prokurorisë së Qarkut në Prizren nën dyshimin se kompania që furnizonte me naftë këtë institucion dhe institucionet e tjera si Qendrën e Paraburgimit-Prizren dhe Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ka mashtruar këto institucione në sasinë e derivateve të livruara.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka pranuar se administrata publike e Kosovës është e politizuar, dhe si pasojë jo shumë efektive për të përmbushur nevojat e qytetarëve. Për këtë gjendje në administratën publike, ministrja Çitaku ka fajësuar të gjitha partitë politike që kanë qenë apo aktualisht janë në pushtet, përfshirë edhe subjektin që i takon, Partinë Demokratike të Kosovës.
Çitaku i ka bërë këto komente të premten gjatë raportimit për Raportin e Progresit në mbledhjen e Komisionit parlamentar për integrime evropiane. Ajo me këtë rast tha se të gjitha vërejtjet e Raportit të Progresit të bëra nga K
... Read more »
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews e ka bërë të qartë se nëse problemi në veri nuk zgjidhet me anë të dialogut atëherë KFOR-i do të veprojë sipas rrethanave në terren.
Këtë e ka transmetuar për Radio Kosovën, zëdhënësi i KFOR-it, Kolonel Uve Novicki.
Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, lidhur me situatën në veri të vendit, gjithashtu tha se dialogu është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemit në veri.