Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka arrestuar 12 persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale mashtrim (neni 261) dhe shpërdorim i pozitës zyrtare (neni 339). Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar me autorizimin e Prokurorisë së Qarkut në Prizren nën dyshimin se kompania që furnizonte me naftë këtë institucion dhe institucionet e tjera si Qendrën e Paraburgimit-Prizren dhe Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ka mashtruar këto institucione në sasinë e derivateve të livruara. Gjatë hetimeve të realizuara nga zyrtarët policorë të krimeve ekonomike është kuptuar se sasia e derivateve të naftës në rezervuar nuk korrespondon me sasinë e naftës së faturuar nga kompania furnizuese. Ndër 12 personat e arrestuar të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit 48 orë, janë pronari i kompanisë furnizuese me derivate, zyrtarë të Prokurorisë së Qarkut-Prizren, zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit - Prizren dhe zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit - Pejë
|