Stokholm, Hoteli "Sala Silvermine” i ka dhomat 155 metra nën tokë. Ai ndodhet në Suedi dhe është ndërtuar në vendin ku dikur ka qenë një minierë argjendi.
Një destinacion kurioz për turistët e shumtë, të cilët nuk kanë rezistuar pa provuar këtë eksperiencë të veçantë. Dhe përveç dhomave
... Read more »
Prishtinë, 5 nëntor - Kryeministri Hashim Thaçi përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në mesazhin e urimit thuhet:
"Kjo festë lartëson shpirtërisht besimtarët islamë kudo në botë, duke forcuar vlerat
... Read more »
Athinë, 5 nëntor - Qeveria e Papandreut mori 153 vota dhe 145 deputetë votuan "kundër”, gjatë votëbesimit që u krye pas mesnatës në Parlament dhe ku ishin të pranishëm 298 deputetë.
Në fjalën e tij para votimit, Kryeministri Papandreu përjashtoi zgjedhjet e parakohshme, por premtoi për të hapur rrugë
... Read more »
HTC Rezound, më herët i paralajmëruar si HTC Vigor, dje më në fund u paraqit edhe zyrtarisht.
Bëhet fjalë për një pajisje që do të shitet në kuadër të ofertës së operatorit amerikan Verizon dhe do të punoj në rrjetin e tyre 4G LTE. Ka ekranin prej 4.3-inç, procesorin e ka dybërthamësh në 1.5-GHz, ka një 1 GB RAM dhe 16 GB të memories për deponimin e të dhënave. Kamera e përparme ka rezolucionin prej 2 megapiksel, e ajo e pasme 8 megapiksel.
Edhe pse Android 4.0 tashmë ndodhet në disa pajisje të c
... Read more »
Kosova dhe Serbia kanë angazhuar kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të fituar sa më shumë përkrahje atje. Prishtina ka angazhuar "Paton Boogs LLP”, pjesë e të cilës është edhe Ambasadori Frank Wisner. E Beogradi po paguan kompaninë e ish-shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë, John Podesta.
Pavarësisht se në kompanitë e lobimit mund të gjenden miq të njërës apo tjetrës palë, për çështjen e lobimit duhet të paguajnë edhe Prishtina edhe Beogradi.
Behgjet Pacolli e ka lidhur fatin e qëndrimit në Qeveri me mënyrën se si do të privatizohet gjiganti metalurgjik "Trepça”. Për këtë e ka informuar edhe zyrtarisht kryeministrin Hashim Thaçi.
Disa muaj më parë, kur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, kishte provuar të kalonte në Qeveri një ligj për transformimin e pjesshëm të "Trepçës”, kryeministri i kishte thënë se duhej bërë disa konsultime shtesë. Dhe, nuk ka pasur një herë të dytë për ta kaluar ligjin. Mënyra se si parashihte PDK-ja të bënte këtë transformim nuk është e njëjta me atë të KKR-së, subjekt politik që e drejton Pacolli, prandaj kalimi i ligjit do t’ia humbiste Th
... Read more »
Ish-drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano ka deklaruar se mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, është lojtari më i mirë në botë për pozitën e tij.
"Përdorimi i Sergio Ramos në qendër të mbrojtjes është dëshmuar të jetë zgjidhje e mirë për problemet në mbrojtje”.
"Ai ka bërë punë të madhe dhe ne po flasim për një prej qendërmbrojtëve më të mirë në botë, gjithnjë sipas m
... Read more »
Dy yjet më të mëdha në Spanjë kaluan muajin Tetor në një formë të shkëlqyer, por si e kaluan më saktësisht këtë muaj? LajmeSport.com ka shikuar shumë mirë performancën e këtyre dy lojtarëve gjatë muajit të kaluar dhe ju fton juve që të njoftoheni me statistika rreth Messit dhe Ronaldos. ... Read more »
"Baza e programit qeverisës dhe jo thjesht një pamflet elektoral”. Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës Edi Rama në një intervistë për Top-Channel, programin e Partisë Socialiste të publikuar të enjten dhe të titulluar "Rilindja Shqiptare”. Edi Rama thotë se taksimi progresiv nuk do të cënojë biznesin.
Manchester, 4 nëntor - Futbollisti i Manchester Cityt, Yaya Toure ka deklaruar se skuadra e tij gjithnjë e më shumë po e merr mentalitetin e fituesit, të tillë çfarë e ka Barcelona.
Toure u transferua nga Barcelona në vitin e kaluar, me të cilën skuadër kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe dy t
... Read more »
"Nga muaji maj vazhdimisht kërkojmë ndihmë nga Beogradi dhe askush nuk na vjen. Ishte në dhjetor, kur pati përmbytje... E falënderoj, por le të vijë tashti, kjo është shumë më keq se përmbytja”!
Se situata është shumë e keqe dëshmon edhe fakti se prindërit kanë vendosur të mos i dë
... Read more »
4 nëntor – Serbë nga veriu i Kosovës sot rreth orës 16:30 kanë përfunduar me përforcimin e barrikadës rreth 5 metra të lartë, që e kanë vendosur te pikalimi kufitar Bërnjak, në rrugën Zubin Potok – Ribariq, nga ana e territorit serb.
Barrikada është vendosur vetëm disa metra nga vendi ku
... Read more »
Romë, 4 nëntor - CD e re me këngë të kryeministrit italian, Silvio Berlusconi do të dalë në shitje me 22 nëntor, deklaroi Mariano Apicella, autor i muzikës. Gazetat si Le Monde apo Guardian shtronin pyetje ditëve të kaluara se çka u bë me CD-në e Berlusconit, që duhej të dilte para disa muajsh. Ishin bërë madje edhe promovime, por asgjë nuk ndodhi. Shtypi botëror me mjaft ironi shkruante se Berlusconi mbase ka farë problemesh pasi nuk i del CD-ja e re. Italia është në krizë të rëndë financiare, kurse kryeministri i saj shkruan tekste të këngëve, shkruanin pos tjerash gazetarët e huaj.
Prishtinë, 4 nëntor- I pari i vendit gjatë vizitave jashtë shtetit ka marrë dyfishin e mëditjeve të përcaktuara me Rregulloren e Ministrisë së Financave. Kryeministrit i është lejuar të bëjë shpenzime të pakufizuara. Ndërsa ministrit të Jashtëm i është dhënë e drejta për t’i tejkaluar shpenzimet e reprezentacionit. Krejt kjo në emër "të interesit të shtetit”.
Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka arrestuar 12 persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale mashtrim (neni 261) dhe shpërdorim i pozitës zyrtare (neni 339).
Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar me autorizimin e Prokurorisë së Qarkut në Prizren nën dyshimin se kompania që furnizonte me naftë këtë institucion dhe institucionet e tjera si Qendrën e Paraburgimit-Prizren dhe Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ka mashtruar këto institucione në sasinë e derivateve të livruara.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka pranuar se administrata publike e Kosovës është e politizuar, dhe si pasojë jo shumë efektive për të përmbushur nevojat e qytetarëve. Për këtë gjendje në administratën publike, ministrja Çitaku ka fajësuar të gjitha partitë politike që kanë qenë apo aktualisht janë në pushtet, përfshirë edhe subjektin që i takon, Partinë Demokratike të Kosovës.
Çitaku i ka bërë këto komente të premten gjatë raportimit për Raportin e Progresit në mbledhjen e Komisionit parlamentar për integrime evropiane. Ajo me këtë rast tha se të gjitha vërejtjet e Raportit të Progresit të bëra nga K
... Read more »
Edhe zyrtarisht anulohet ndeshja Genoa-Inter,kjo ndeshje është shtyrë për një datë të papërcaktuar.
Gjith qyteti i Genoas është në zi përshkak të stuhisë që ka përfshirë qytetin,i gjith qyteti i përmbytur dhe trafiku i paralizuar.Kjo është gjendja aktuale në Genoa të Italis.<
... Read more »