Romë, 4 nëntor - CD e re me këngë të kryeministrit italian, Silvio Berlusconi do të dalë në shitje me 22 nëntor, deklaroi Mariano Apicella, autor i muzikës. Gazetat si Le Monde apo Guardian shtronin pyetje ditëve të kaluara se çka u bë me CD-në e Berlusconit, që duhej të dilte para disa muajsh. Ishin bërë madje edhe promovime, por asgjë nuk ndodhi. Shtypi botëror me mjaft ironi shkruante se Berlusconi mbase ka farë problemesh pasi nuk i del CD-ja e re. Italia është në krizë të rëndë financiare, kurse kryeministri i saj shkruan tekste të këngëve, shkruanin pos tjerash gazetarët e huaj.
"Jo, patoi probleme teknike me CD-në. Pikërisht vikendin e shkuar më thirri Silvio dhe pyeti se kur do të publikohet CD-ja. Tashti mund të them se do të dalë më 22 nëntor”, tha Berlusconi shkruan tekste, ndërsa Apicelli muzikën, kryesisht të frymëzuar me melos napolitan. Berlusconi dhe Apicella këndojnë bashkërisht në partyt që i organizon kryeministri në vilat e tij dhe deri tash kanë publikuar katër CD. Por shitja e CD-ve të kryeministrit nuk kanë qenë të suksesshme. Berlusconi është njohur me Apicellan (49) ne Napoli, ku ky i fundit ishte rojtar i një vend-parkimi dhe këndonte për vete me kitarën e tij. Berlusconit i pati pëlqyer ajo muzikë dhe e mori në kështjellën e vet.
"Në CD-në e re do të dominojnë ritmet latino-amerikane”, tha Apicella.
Emri i CD-s së re është "Dashuria e vërtetë”.
|