Main » 2011»November»5 » Havier Klemente, kandidat për pankinën kuqezi
12:33 PM
Havier Klemente, kandidat për pankinën kuqezi
Havier Klemente
Pas përjashtimit të Besnik Hasit nga lista e trajnerëve pretendentë për të marrë drejtimin e përfaqësueses kuqezi, FSHF ka rifilluar kërkimet për të gjetur pasardhësin e Kuzhes.
Burime të sigurta në FSHF pohojnë se në adresë të këtij institucioni ka ardhur CV me emrin e madh të futbollit spanjoll, Havier Klemente. 61-vjeçari ka luajtur si sulmues tek skuadra e Atletiko Bilbaos ndërkohë që si trajner ka drejtuar skuadra me emër në Spanjë dhe Europë si Espanjol, Atletik Bilbao, Atletiko Madrid apo dhe Olimpik Marsejë.
Kulmi i karrierës së tij si trajner ishte në vitet 1992-98 kur drejtoi kombëtaren spanjolle me të cilën fitoi
31 ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Së fundmi ai drejtoi përfaqësuesen e Kamerunit, nga e cila u shkarkua me 25 tetor të këtij viti për shkak se nuk arriti ta kualifikojë për në Kupën e Afrikës 2012.
Gjithsesi, ende nuk dihet nëse do të ketë një takim mes presidentit Armand Duka dhe spanjollit Klemente për të vendosur të ardhmen e pankinës kuqezi.