SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 9:07 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 5 » Madonna lançon një tjetër markë mode
12:20 PM
Madonna lançon një tjetër markë mode
Madonna lançon një tjetër markë modeMadonna vazhdon të shtojë pasurinë e saj jashtë skenës me lançimin e një tjetër marke mode, kësaj radhe e destinuar për femrat e moshës 27-50 vjeç. 

Për vitin e ardhshëm, Mbretëresha e popit parashikon të nxjerrë në treg produktet e ‘Truth or dare by Madonna’ së bashku me Iconix Group, ndërmarrjen me të cilën ka bashkëpunuar në lançimin e markës së saj të parë ‘Material Girl’, markë që ishte për adoleshentët.

Nuk dihet ende data e saktë e lançimit, por mësohet se firma do të nisë me shitjen e parfumeve dhe aksesorëve. Më tej do të fillojnë edhe shitjet e këpucëve dhe çantave.

"Ky është momenti i duhur për markën time të dytë dhe Iconix do të më ndihmojë që ëndrra ime të kthehet në realitet”, shprehet këngëtarja 53-vjeçare.

Madonna ka hyrë në botën e modës në verën e kaluar me krijimin e ‘Material Girl’, një koleksion i dizenjuar bashkë me vajzën e saj Lourdes.
Category: Show biz | Views: 721 | Added by: SDS-TV | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz