"Nga muaji maj vazhdimisht kërkojmë ndihmë nga Beogradi dhe askush nuk na vjen. Ishte në dhjetor, kur pati përmbytje... E falënderoj, por le të vijë tashti, kjo është shumë më keq se përmbytja”!
Se situata është shumë e keqe dëshmon edhe fakti se prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, shkaku i sigurisë së tyre. Kulmi u arrit kur para ca kohësh një tursite britanike u përdhunua dhe kur e tërë banka Koviljaça e kuptoi se nuk mund të matet me problemin e azilantëve dhe të refugjatëve që ia ka shkaktuar - shteti.
Kjo qytezë ka sot 6 000 banorë. Nëse kësaj i shtohet edhe fakti se në këtë qytezë sot qëndrojnë edhe afro 2 500 aziatë dhe afrikanë.
Në këtë vend që moti ka azilantë. Mirosllav Vukosavljeviq, kryetar i këshillit të bashkësisë lokale thotë se është rritur me kilianë të ardhur pas vrasjes së Salvador Alendes, ish kryetarit kilian të vrarë në vitet e 6)-ta të shekullit të shkuar, si dhe nga rumunët e ardhur pas rënies dhe vrasjes së diktatorit rumun Nikolae Çaushesku.
Ai thotë për gazetën Blic se problemet kanë filluar gjatë "pranverës arabe”, kur numri i azilantëve u shtua për disa herë,
Por, këtij invazioni të azilantëve u gëzohen tregtarët vendës dhe ata që kanë tepricë lokali banesor. Vlerësohet se emigrantët gjatë një muaji në banja Koviljaça shpenzojnë deri në 1 milion euro. Pos blerjes dhe vizitës kafeneve, ku lënë para emigrantët, disa përfitojnë edhe nga dhënia me qira, duke iu marrë emigrantëve nga 2 euro për një natë bujtje. E tërë kjo ka bërë që të rriten edhe tensionet ndërmjet banorëve vendës, pasi një pjesë përfiton mjaft nga emigrantët, kurse pjesa tjetër vuan.
|