Kryeministri grek Jorgo Papandreu po mban fjalimin e tij në Parlament, ku pritet t’i jepet zgjidhja cështjes së ndihmës për krizën e borxhit.
Gjatë fjalimit, Papandreu ka përjashtuar opsionin e zgjedhjeve të parakohshme.
"Më parë duhet të zgjidhet cështja e ndihmës. Do të ishte një papërgjegjshmëri historike dështimi i marrëveshjes së ndihmës”, ka deklaruar Papandreu.
Kryeministri ka bërë të ditur se do të nisë konsultimet për të formuar një qeveri uniteti, me qëllim zgjidhjen e problemeve financiare që kanë përfshirë vendin.
Ndërkohë, në Athinë mijëra protestues janë mbledhur në Sheshin Sintagma
Më parë duhet të zgjidhet cështja e ndihmës. Do të ishte një papërgjegjshmëri historike dështimi i marrëveshjes
Jorgo Papandreu Kryeministër i Greqisë
para votimit dhe masat e sigurisë janë përforcuar përreth ndërtesës së Parlamentit.
Liderët e eurozonës druhen se dështimi për të zgjidhur cështjen e krizës së borxhit grek mund të rrezikojë infektimin e ekonomive të tjera të brishta, si ajo e Italisë.
Gjermania ka deklaruar se një referendum për cështjen e ndihmës financiare në thelb do të ishte një votë për të vendosur nëse Greqia dëshiron të jetë pjesë e BE-së.
Vetë kancelarja Angela Merkel deklaroi se stabiliteti i eurozonës është më i rëndësishëm se sa anëtarësimi i Greqisë në Union.
Ndërkohë, liderët e vendeve të G20-ës të mbledhur në Kanë e përfunduan samitin pa publikuar asnjë detaj mbi mënyrën për zgjidhjen e krizës së borxhit.