Prishtinë, 4 nëntor- I pari i vendit gjatë vizitave jashtë shtetit ka marrë dyfishin e mëditjeve të përcaktuara me Rregulloren e Ministrisë së Financave. Kryeministrit i është lejuar të bëjë shpenzime të pakufizuara. Ndërsa ministrit të Jashtëm i është dhënë e drejta për t’i tejkaluar shpenzimet e reprezentacionit. Krejt kjo në emër "të interesit të shtetit”.
Prishtinë, 3 nëntor- Pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, udhëheqësit e diplomacisë vendëse, kanë vendosur që krahas lobimit për shtim të njohjeve të përkujdesen edhe për mirëqenien e tyre. "Koha Ditore” ka arritur të sigurojë dy vendime, njërin të lëshuar nga Presidenca edhe tjetrin nga Qeveria, të cilat lejojnë anashkalimin dhe tejkalimin e Rregullores që i definon tarifat e mëditjeve për udhëtime zyrtare, të lëshuar nga Ministria e Financave.
Në vendimin e Presidencës, që mban datën 7 shtator 2008, është përcaktuar që presidenti i Republikës, që asokohe ka qenë Fatmir Sejdiu, përfshirë stafin e tij përcjellës, të kenë të drejtë të marrin para shtesë, jashtë tarifave të mëditjeve. Në bazë të këtij vendimi i bie që nëse kreu i shtetit ka marrë rrugë deri në Tiranë, në vend se t’i marr 209 euro për një ditë qëndrimi, i ka marr 418 euro.