Stokholm, Hoteli "Sala Silvermine” i ka dhomat 155 metra nën tokë. Ai ndodhet në Suedi dhe është ndërtuar në vendin ku dikur ka qenë një minierë argjendi.
Një destinacion kurioz për turistët e shumtë, të cilët nuk kanë rezistuar pa provuar këtë eksperiencë të veçantë. Dhe përveç dhomave në këtë minierë - hotel, ka edhe restorante, një muze dhe një teatër.
|