Nga Bashkimi Evropian janë dërguar në Prishtinë, Beograd dhe te EULEX-i variantet e zgjidhjeve të mundshme për "kontroll të përbashkët" doganor mes Kosovës dhe Serbisë, si çelës për të vënë në zbatim atë që është më e rëndësishme - lirinë e tregtisë dhe transportit të personave dhe automjeteve, si dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, raportojnë mediat serbe.
Një marrëveshje mund të arrihet shpejt dhe dialogu të vazhdojnë menjëherë, thanë për Beta burimet diplomatike evropiane, duke shtuar se ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, dhe zyrtarët kompetentë në Prishtinë e Beograd janë vazhdimisht në kontakt me linjë telefonike dhe video-
... Read more »
Vakumi ligjor, mungesa e mbikëqyrjes nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe e publikut, dhe mungesa e vullnetit nga ana e subjekteve politike kanë bërë që partitë të menaxhojnë me financat e tyre në mënyrë krejtësisht jo transparente.
Kështu u tha të mërkurën në lansimin e projektit hulumtues CRINIS Kosova 2011 nga In
... Read more »
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot në një takim ambasadoren e re të Francës në Tiranë, znj. Christine Moro dhe e njohu atë me punën e deritanishme të Bashkisë, si dhe me projektet dhe prioritetet për të ardhmen.
Prishtinë, 9 nëntor - Autoritetet politike dhe shoqërore në Kosovë janë shumë këmbëngulëse që lidhur me integrimin e veriut të Kosovës, të mos lëshojnë pe përtej Planit të presidentit Ahtisari.
Analistët e çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se Prishtina zyrtare do të jetë e detyruar që ta
... Read more »
Data e raundit të ardhshëm të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëhet e ditur ditët e ardhshme, ndoshta pas seancës së Kuvendit të Serbisë në të cilën do të analizohet deklarata e qeverisë serbe për Kosovës, tha kreu i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic.
Ai tha se negociatat me BE-në për vazhdimin e dialogut po ecin në drejtim pozitiv.
"Ne jemi të gatshëm që shpejtë t’i vazhdojmë bisedimet, dhe rendi i ditës do të përcaktohet kur të me
... Read more »
Serbia ka shanse për ta fituar statutin e kandidatit për BE, vetëm nëse zgjidhë problemin e pikëkalimeve kufitare në veriun e Kosovës dhe nëse rinisë dialogun me Prishtinën.
Edhe pse kushtet e Gjermanisë janë shumë më të mëdha, burime diplomatike në Bruksel dhe në qarqet pranë presidentin serb Boris Tadic, thonë se Berlini është i gatshëm t’i zbus kërkesat, nëse largohen barrikadat dhe nëse Beogradi e Prishtina kthehen në tryezën e bisedimeve.
Shanset për të marrë edhe datën e fillimit të bisedimeve
... Read more »
Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian miratoi në mesditën e datës 8 Nëntor 2011 liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në 27 vendet e zonës Shengen dhe duke shënuar një datë të rëndësishme historike për vendin tonë pas rënies së perdes së hekurt 20 vjet më parë. ... Read more »