Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot në një takim ambasadoren e re të Francës në Tiranë, znj. Christine Moro dhe e njohu atë me punën e deritanishme të Bashkisë, si dhe me projektet dhe prioritetet për të ardhmen.
Basha e informoi ambasadoren franceze për potencialin që ka Tirana, si dhe për planet e Bashkisë për zhvillimin e qytetit, për krijimin e klimës së favorshme për investimet e huaja. Z.Basha, duke e njohur znj Moro me projektet strategjike, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i Parkut të ri të Tiranës, Linja e Tramvajit, etj, tha se biznesi francez është i ftuar të bëhet pjesë e zhvillimit. Kryebashkiaku theksoi se administrate e tij është e përkushtuar për të krijuar një klimë sa më të favorshme për investimet e huaja në Tiranë. Z Basha shprehu interes për zgjerimin e marrëdhënieve kultyrore dhe artistike. Ambasadorja e Francës shprehu vlerësimin dhe mbështetjen për projektet e Bashkisë. Gjithashtu, ajo u shpreh e gatshme për të informuar biznesin francez për mundësitë e shumta të investimit në Tiranë. Znj Moro informoi zotin Basha se javën e ardhshme do të zhvillohet në Tiranë një konferencë ekonomike, ku do të marrin pjesë përfaqësues në kompani të mëdha franceze në fusha si ajo e transportit, energjisë dhe ujit dhe shprehu interesin që përfaqësues të këtyre kompanive, të takohen me drejtues të Bashkisë së Tiranës për tu njohur më konktretisht në mundësitë që ofron Tirana për investimet e tyre.
|