SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:31 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 9 » Shqipëria një vit pa viza
9:57 AM
Shqipëria një vit pa viza
Shqiptarët kanë lëvizur të lirë drejt Europës
Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian miratoi në mesditën e datës 8 Nëntor 2011 liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në 27 vendet e zonës Shengen dhe duke shënuar një datë të rëndësishme historike për vendin tonë pas rënies së perdes së hekurt 20 vjet më parë.

15 dhjetor 2010

Në mesnate akrepat e orës shënuan fundin e izolimit 70-vjeçar të shqiptarëve dhe hapjen e portave për të udhëtuar lirshëm në Evropë. Në 25 shtete anëtare të bllokut evropian dhe në tre shtete të tjera jo anëtare të BE-së, pjesë të zonës Shengen, shqiptarët janë të lire të udhëtojnë si qytetarë të Europës.

Në mëngjesin e ditës së re për Shqipërinë, Pikerisht në orën 4:30 nis fluturimi i parë nga aeroporti ndërkombëtar "Nënë Tereza” me destinacion Tiranë- Vjenë ku qytetarëve shqiptarë nuk u nevojitet gjë tjetër përveçse një pasaportë biometrike.

Po kështu, grup studentësh, pedagogësh dhe gazetarësh nga mediat shqiptare të shoqëruar nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha për herë të parë këtë mëngjes kaluan pa viza kufirin, që prej vitesh e ka ndarë Shqipërinë nga Europa.

Pas kësaj dite, shqiptarët nuk i përjetuan më as radhët e gjata nëpër ambasada, as ditët e pritjes për tu pajisur me një vizë për të parë të afërmit e tyre përtej kufirit.

Tashme gjithçka duhej, ishte një pasaportë biometrike.


Kjo bëri që gjatë këtij viti të rritej kërkesa për t’u pajisur me pasaportë. Dhe sipas burimeve zyrtare deri me sot janë mbi 1.3 milionë shqiptarë janë pajisur me pasaporta biometrike, ndërsa fluksi pranë zyrave të aplikimit vazhdon të jetë i lartë.

Ky ndryshim pati efektet e saj në ekonominë vendase. Si shtim të udhëtimeve drejt vendeve europiane, rritje të destinacioneve nga kompanitë e fluturimeve dhe turistike, si dhe të tregut të sigurimeve, në rritjen e mundësive për tregti për bizneset e vogla, në uljen e çmimit të veshjeve dhe këpucëve, ne rritjen e kërkesave për karta krediti.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit (DPK) në 6 muajt e parë të këtij viti kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë rreth 1.8 milionë shqiptarë , rreth 25% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Fluks shumë të madh udhëtarësh vendas ka pasur drejt Greqisë, nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, që kanë pësuar shtim përkatësisht prej 11% dhe 52%. Ndërkohë, nga Porti i Durrësit rezulton të kenë udhëtuar drejt Italisë rreth 112 mijë shtetas shqiptarë, afro 20% më shumë se një vit më parë. Duket se pjesa më e madhe e pasagjerëve kanë zgjedhur rrugët tokësore dhe detare për të vizituar vendet europiane, falë çmimeve më të lira në raport me linjat ajrore.
Fluks në rritje ka pasur pa dyshim edhe i vetmi aeroport ndërkombëtar në vend, ku sipas të dhënave të DPK-së rezulton të kenë udhëtuar jashtë vendit, rreth 220 mijë shqiptarë.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar fushatat në drejtim të qytetarëve shqiptarë për t’i bërë ata të ndërgjegjshëm lidhur me të drejtat dhe detyrimet me rastin e fillimit të lëvizjes së lirë të tyre në vendet evropiane.
Sot shumica e shqiptareve e dinë se kanë të drejtë të qarkullojnë lirisht në hapësirën Schengen, për cilindo motiv, për një periudhe kohe të plotë jo më shumë se 90 ditë në një gjashtëmujor, duke hyrë e duke dalë nga territori Schengen sa hërë të dëshirojnë, se në Zonën Schengen bëjnë pjesë të gjithë Vendet e Bashkimit Europian (përveç Britanisë së Madhe dhe Irlandës); këtyre u shtohen edhe Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Kushdo që thyen rregullat hyn në listën e zezë të zonës Shengen.
Deri me sot…….



Sot një vit më pas, Shqipëria ka hyrë në normalitetin e lëvizjes së lirë, pasi për të gjithë shqiptarët, liberalizimi i vizave është një realitet i prekshëm dhe jo një ëndërr e largët.
Category: Lajme | Views: 565 | Added by: SDS-TV | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz