SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:34 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 9 » Partitë jotransparente për financat e tyre
4:56 PM
Partitë jotransparente për financat e tyre

Vakumi ligjor, mungesa e mbikëqyrjes nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe e publikut, dhe mungesa e vullnetit nga ana e subjekteve politike kanë bërë që partitë të menaxhojnë me financat e tyre në mënyrë krejtësisht jo transparente.

Kështu u tha të mërkurën në lansimin e projektit hulumtues CRINIS Kosova 2011 nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK), e që ka për qëllim vlerësimin e kornizës ligjore dhe zbatimin e ligjeve të cilat rregullojnë financimin e subjekteve politike, e sidomos aspektin e transparencës.

Merita Mustafa, menaxhere e programit të KDI-së, Transparenca dhe anti-korrupsioni, ka thënë se në bazë të hulumtimit CRINIS, legjislacioni i Republikës së Kosovës për financimin e subjekteve politike është vlerësuar me notën 6.6, e që do të thotë se ky legjislacion ende nuk përkon me standardet demokratike.

"Një prej mangësive kryesore është mos-përcaktimi i rregullave për të tërhequr fonde nga donacionet private të cilat bëjnë punë kontraktuale me qeverinë, e që edhe është dhënë si vërejte nga KE. Të tjera mangësi të ligjit të cilat raporti CRINIS i vë në pah janë: mos-përcaktimi i datës dhe mënyrës së publikimit të raporteve financiare, sanksionet e dobëta dhe masat parandaluese, të cilat vlerësohen si mesatare”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Enis Xhemaili, hulumtues kryesor i raportit CRINIS, ka thënë se edhe legjislacioni aktual që rregullon financimin e subjekteve politike, me gjithë zbrazësitë që i ka duhet të zbatohet si nga subjektet politike edhe nga KQZ-ja.

Ai po ashtu ka kërkuar që të ketë një ligj të vetëm për zgjedhjet. "Të gjitha çështjet që ndërlidhen me financimin e subjekteve politike, duke përfshirë financimin e rregullt, financimin për zgjedhjet e përgjithshme, lokale dhe atyre presidenciale, të përfshihen në një ligj të vetëm, Ligjin për financimin e subjekteve politike”, ka thënë Xhemaili. "KQZ-ja duhet të publikojë raportet financiare të rregullta për vitin 2009 dhe 2010, kurse subjektet politike duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj KQZ-së me kohë dhe përpikëri”, shprehet ai.

Sipas raportit, asnjë hetim nuk është kryer nga KQZ-ja, apo organet tjera përgjegjëse për të gjeturat e auditimit për zgjedhjet e vitit 2009. Po ashtu asnjëherë nuk janë shqiptuar gjoba për raportim jo të plotë nga ana e subjekteve politike.  

Category: Lajme | Views: 566 | Added by: SDS-TV | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz