Main » 2011»November»9 » Berluskoni, dorëheqje pas votimit të ligjit të stabilitetit
9:54 AM
Berluskoni, dorëheqje pas votimit të ligjit të stabilitetit
Kryeministri Italian Silvio Berluskoni ka përfunduar takimin me Presidentin e vendit Gorgio Napolitano nga ku është bërë i ditur se kryeministri do të japë dorëheqjen pas aprovimit të ligjit të stabilitetit.
Në njoftimin e Presidencës italiane është bërë e ditur se pas një orë bisedimesh me Presidentin italian kryeministri ka bërë të ditur se do të lërë postin e kreut të qeverisë pas aprovimit të ligjit të stabilitetit duke i hapur rrugën kështu formimit të një qeverie teknike.
Ndërkohë që në orën 9 kryeministri do të zhvilllojë një mbledhje me anëtarët e partisë së tij. Më herët Berluskoni u shpreh se është i gatshëm të përballet me votëbesimin ndërkohë opozita kërkoi ndërhyrjen e presidentit të vendit. Me situatën politike në Itali gjithnjë e më të tensionuar sa vjen e bëhët më reale mundësia e krijimit të një qeverie teknike. Ndërsa tashmë lindin pikëpyetjen për pasardhësin e Silvio Berluskonit.