Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka vizituar të martën veriun e Mitrovicës, ndërkaq mbi urën e lumit Ibër që ndan qytetin ka mbajtur një konferencë për shtyp. Eurodeputetja, tha se edhe veriu i Kosovës, është pjesë e Kosovës dhe barrikadat e vëna atje janë bërë nga disa kriminelë të cilët e duan paranë më shumë sesa stabilitetin. Packa tha se ata që po krijojnë një situatë të tillë në veri, duhet të mendojnë për të ardhëm e fëmijëve të tyre. Para se të vij në jug, Pack ka vizituar edhe veriun dhe atje siç tha ajo nuk ka parë një vullnet që barrikadat të hiqen.
|