SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 12:11 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 3
Guests: 3
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » Mallias: Të gjithë e dinë se Kosova është e pavarur
6:02 PM
Mallias: Të gjithë e dinë se Kosova është e pavarur
Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi u takua të martën me një delegacion me anëtarë nga pesë shtete të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën. Me këtë rast, ambasadori Alexandros Mallias nga Greqia tha se të gjithë e dinë se Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim prapa.

Krasniqi, theksoi se Republikën e Kosovës, e cila ka reflektuar stabilitet në rajon, tashmë e kanë njohur 85 shtete, ndërsa mosnjohja e pavarësisë nga 5 shtete të BE-së, vështirëson procesin drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit shprehu kërkesën para anëtarëve të delegacionit që edhe këto shtete ta njohin pavarësinë e Kosovës në të mirë të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në vijim kreu i legjislativit të vendit i njoftoi mysafirët me përbërjen e Kuvendit të Kosovës , duke theksuar se edhe komunitetet pakicë janë të përfaqësuara denjësisht në Kuvend. "Ato, po kështu janë të përfaqësuara edhe në Qeverinë e Kosovës, ku kanë poste ministrore tre serbë dhe një turk”, tha Krasniqi.

Duke folur për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, Krasniqi përmendi sundimin e rendit dhe të ligjit, çështjen e veriut, zhvillimin ekonomik, ndërsa në planin ndërkombëtar, anëtarësimin në OKB.

Ndërkaq, ambasadori Alexandros Mallias nga Greqia u shpreh se megjithëse Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën, ajo ka organizuar një konferencë në Kosovë për investime. Ai tha se të gjithë e dinë se Kosova është e pavarur dhe se nuk ka kthim prapa.

Ndryshe, delegacioni kryesohej nga Ignacio Molina nga Spanja, ndërsa ishte organizuar nga "British Council". Në përbërje të delegacionit ishin edhe Sanuel Arbe nga Sllovakia, Marian Chiriac nga Rumania, Ahmet Sözen nga Qiproja etj.

Category: Lajme | Views: 450 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz